NEBI DRAGOTI
5 poezi, 5 satira, 2 tregime
MARIA
Sa e kolme, sa e mire është Maria,
si bleta në lule i platitet dashuria.
Popo, kurorë virtytesh ka ajo,
lule manushaqesh trupi i erëzon,
e kolme, punëtore, besnike Maria.
Fjalë ëmbla, e urta gjithë lezet
sikur shëndet jep me fjalën e vet,
veç mirësi femre aty janë mbledhë,
si flutur bukurie lëndinash vret
Maria, shqiptarja fytyra ç’ i qesh.
TË SHKRUASH ART
Rimën unë gjej shpejt e shpejt,
po s’ është veç rimë poezi e vërtet.
Edhe temën e gërmoj, shpejt e gjej,
po edhe kjo s’ është shumë sekret.
Atëherë duhet zhvillim i saktë, i qartë:
pyete veten e plotëso…çfarçë e çfarë?
Nuk është aq e lehtë të shkruash art…
S’është aq e lehtë ta lëshosh si bajgë…
Të shkruash art, mendohu mirë,
s’ është e lehtë, po as dhe e vështirë.
REFREN POLITIK
“Dhe jeta në botë do të jetë,
për të gjithë veç mrekulli.
Një parti, një fe do të jetë
me emrin e thjeshtë- Njeri”.
Jevtushenko, poeti me i njohur i ish BRSS.
Flatra gëzimi mendimim yt,
ky mendim si diell qoftë
dhe kurrë mendim të dytë,
mos paste kjo Botë…
Ta shumëfishoj vargun tend
refren ta mbajmë në liri:
“ Një parti, një fe do të jetë””
me emrin e madhërishëm- Njeri.
KËSHILLË
Leksiku ta shkoq:
hak pa marrë,
borxh pa larë
kujt s’i shpëton…
Folje të zgjedhosh:
borxh pa larë,
hak pa marrë
kujtdo t’ ia mësosh.
Vath në vesh,
unazë në gisht;
memorje kujtesë,
këshillë miqësisht.
MIRËSI MENDIMESH
Në këtë jetë çfarë s’ shkon
e përcjell me përqeshje
duke e përplasur tej,
se kështu jeta më do
njrëzor
a filozof kokë shkemb me do,
këmbë ngules e fjalë pak,
se për çfarë është mirë
kjo është e nevojshme,
kjo kërkohet,
kjo duhet për njerinë.
Fjalë tjetër mendimesh
me ide shterpëzimesh
për asnjë nuk kam,
se s’ jam ters,
se s’ jam i lig,
nuk jam i prapë:
për secilin këshillën e mirë
për ecje kopshteve të lulëzuar të jetës,
që na vjen veç njëherë jap.
Ligësitë i hedh në kosh,
( të keqen nuk ia dua askujt),
se mirë e bukur i do udhëtarët,
njerëzorët
kjo Botë.
HEMORAGJI
Qafë trashët,
bark derrat
në politikë;
mendjen e kanë
me kurrizin kthyer
Shqipërisë.
Shqipërinë vite e vite
lanë pa perspektivë
qafë dhjamosurit
bark pangopurit
sa shqiptari rropatet shteteve të botës…
Në çdo shtet ka shqiptarë,
se s’ka shtet,
se s’ ka politikë.
Gjuhën dhe kombin harrojnë,
sepse këtu rrinë
qafë trashët,
bark derrrat,
që s’i ha meraku
për Shqipërinë.
Kur dhe kush do ta ndali
këtë hemoragji,
o e mjera Shqipëri!?
MË KE MIK, TË KAM MIK
-Më ke mik, të kam mik,
ke kaçilet plot me fiq…
Terezia s’ prishet fare,
rroftë miqësia ashiqare!
Lavde më thur për poezitë
në je kritik, ti o kritik,
nuk prish punë për cilësitë,
ngrimë në qiell. Kjo dhe pike.
Të kam mik, më ke mik,
bëmë me emër ti pa frikë.
Çfarë thotë e flet bota
s’ duhet çarë fare koka.
Jap, ç’jap, të kam mik,
më ngri lart, o kritik,
kurrëkujt përgjigje s’i jap,
lesh e li e bëj këtë art…
E di vetë, e bëj vetë,
ka a s’ka kjo lezet,
në hell qiqrat i pjek,
kujt i pëlqen a s’i pëlqen.
Më ke mik, të kam mik,
ke kaçilet plot me fiq…
E dime vetë, e bëjmë vetë
këtë artin li dhe lesh…
MODERNE
Pam, pam, pam e tam, tam,
kulm frymëzimi kam a s’kam,
tam, tam e pam, pam, pam,
jam talent, talent me famë.
Fap, fap, fap e lag, s’e lag,
e bëj vargun larë me lllak,
e kuptoj vetë, s’e kuptoj vetë,
s’ prish punë se s’ merret vesh.
O jam modern, modern talent,
rram papam e rram papam,
qesh e tjerrr, fare s’ resht,
ka ëmbëlsi vjersha sekret.
Fitoj konkurse me tam, tam,
me rrapapam, ç’ po u kënaq
Pa ide edhe përmbajtje…
O juri, o ti ç’më kënaqe!
Çmim të parë e di më jep,
me kartona më sjell në qejf,
kënaqem unë poet modern,
pam, pam, pam e tjerë, e tjerë.
Rreshtoj shkronja, rreshtoj fjalë,
sa disave ua kaloj sakaq,
prandaj marr çmime si modern,
me rrapapam vij unë në qejf!
MONOLOGU I FYELLIT
Fabul
-Kush di t’i bjeri, e qan melodinë,
këshillë jap per krijues e kritikë,
se, jo, s’ duhet të lozësh me një vrimë.
shumë ka që pergojojnë emrin tim…
Por ka që më përdorin dhe me vend
me “or fyell” shajnë një mendje lehtë
dhe kjo është për atë që s’ mer vesh,
se kritika është të qesh dhe të ngjesh…
Pra, qënke fyell fare bosh,
duhet të krijosh, por ç’ të krijosh.
Ja kjo çështje tepër na mundon
është çështje tepër bajate për sot.
Monologu i fyellit monologon tjetër:
të bëhet edhe shkop, që të godet.
Mos e përdor kot fyellin si emër,
duhet të bëhesh mjshtër poet.
ME GAZETASHITËS
Nëpër gazeta mashtrim jo!…
Të vërteta dhe seriozitet po!…
Po, jo, po, jo, jo, jo, po, po…
Sa shiten në ditë, më trego!
Qesh gazetashitësi, qesh,
në turra i lidh, i mbledh:
-I kthej nga kanë ardhë,
në treg shiten për ambalazh…
LULEBORA
-Ju jeni nga vendi i Luleborës?-Po! i qe përgjigjur njëri nga këngëtarët. Kënga ishte bërë kombëtare, por edhe rrufeshëm i kishte kaluar kufijtë e Shqipërisë. E këndonin femra, meshkuj, të vegjël, duete, baso, soprano, madje, plot pasion e këndonin dhe të huajt. Kaq e dashur kënga, kaq e bukur kënga e veshur me melodi kompozimi dukej, tamam, luleborë. Me të kompozitori kishte rënë në dashuri. Ajo gjimnaziste e bukur me sy bojë qielli, me gërshetin e gjatë hedhur prapa, mbuluar edhe me atë shami, veshur me pantallona plot elegancë e shkathtësi qëllonte me topa bore në oborin e gjimnazit shoqe e shokë. Topat e bores që qëllonte fluturonin si tufa me lulebore e kompoitori që u jipta mësim shikonte nga dritarja i ndezur në zjarr dashurie.- Të vete dh unë të futem në lojë? Po, jo, nuk bën, se unë jam mësuesi dhe zemra më dridhet. Ah, gjimnaziste, e njoma, e bukura, peri, simbol lulesh, që e more emrin Lulebora, që u bëre objekt kompozimi dhe dahurie! U bëre objekt mburrjesh ndër vajzat shkodrane.-Jam unë ajo Lulebora e këngës. – Jam unë,- thoshte tjetra. E me radhe e me radhë thonë gjithë vajzat shkodrane për veten e tyre, se të tilla janë si portreti i asaj gjimnazisteje, që nxiti, frymëzoi për kompozim këngën Lulebora. Nuk e dimë: kompozitori mori për grua atë gjimnazisten, apo mbeti i dashuruar mbas këngës Lulebora? Lulebora dashuri të sinqertë zgjon dhe admirim të pakufishëm për tingujtë e këngës, që i dha zemra e dashuruar e kompozitorit.
E DUA NJERIUN
Uaaa, i përqëndruar me cigare në dorë e sy në tavëll. Kafen e kishte pirë dhe gotën e ujit. Krejt i gozhduar në mendime. Cigaren ulte, ngrinte, e lëvizte sikur shkruante në tavllo. Ç’ hall, ç’ brengë, ç’ siklet donte të përcillte? Por jo, si duket, nuk e kalonte dot. Ai vetëm në tavolinë dhe unë vetëm. Ai i gozhduar me fytyrë meiti lëvizte pak kokën sa poshtë-lart e në dorë shuante e ndiste cigaren. Ç’ të bëj? Mendoja me vete. T’i vete t’i bëj shoqëri?! Këtë e bëj, por, vallë a më pranon? Njeriu në kllapi të tilla do ndihmë.. Unë ndihmën nuk ia kursej. E kam ndjenjën prej albtruisti. Të vete, të mos vete?! Ai nuk hidhte as sytë rreth e qark. Në botën e vet të errët se çfarë thurte? Unë doja të futesha në botën e tij. Ta dija se më pranonte, e dija dhe unë si ia pastroja atë botë mendimesh. E dija dhe unë si ta largoja nga ai mishmash i turbullt të menduari.Ç’ hall ka njeriu? Hallet sa gjallë nuk mbarojnë. Pse vuan ky njeri? Të vete, të mos vete? Të ngrihem? U ngrita! Uaaa!… E dua njeriun.