E mërkura që kujtoja se ish e enjte më gdhiu me frikën dystuar e të thekur në orë në ditë e javë.
“Dukesh e fortë, po je gllënjqkë “, më thotë ai që më njeh e që sapo m’ i vuri kryet mbi gjoksin e tij ndoshta dëgjojë që psherëtiva pa hapur sytë ende.
” Pse “- pyeti , “ç’po të ndodhë?”
“Më zë frika e moshës , po ahh ç’më godite mbi debulesën e pathënë si një tragjedi “
“Ha ha , po unë ç’mund të them”..
E ndërpreva : ” Jam 57 vjeçe – kam 7 vite që më struket një frikë të cilës s’dua ti qas parandjenjë , d m th që kur vdiq im’ vëlla Muli , që them ” po ja hodha 58/ ës, kam gjithë të drejtën të vendosur nga kuarajua ime të jetojë më gjatë po dhe sikur 59 mjafton mos jetë 58..aq sa vdiq Muli i shkretë, aq vdiq dhe Luda dhe Dajua dhe Muhameti kushëriti im i parë”
” Ti gjithnjë je kaq arkitekte e zonja e pesimizmit kronik sa si ty askush s’di ta bëjë tu dhëmbë ç’ka ngrihet kaq bukur në këmbë siç janë ca çaste ndoshta dhe ky, siç janë ca ornamente që zbukurojnë çdo kënd të veprimtarisë së përditshmërisë”.
” Ti thuaj ç’të të vi në mënd po unë mezi po presë të jem 58…Ditëlidja themelore në ndjenjën e mezi pritjes është mrekulli “
” Gjyshe Liliana.Atëhere përvish ç’do adaptim mikpritje të jesh në lartësinë që për mua gjithnjë ke qënë, po mos të rriten veshët”
” Ha ha” isha unë kësaj here që çudita habinë.
“Ta bëjmë këtu kafenë apo do e pim jashtë ?” pyeta unë…Atë…
Kida erdhi me vrap…kështu u bëm tre..
“”””””””””””””””””
….Paska hyrë e hëna.Më zgjojë një djenjë trishtimi dhe se me sa kujtojë në ëndër pash e u takova me Silvën.Bëra gallatë dhe me motrën që kishte sajuar një radio marrëse e cila funksiononte nga guzhina deri në dhomë.Ish e bërë me peta byreku dhe se ajo nuk mësojë kurrë petat t’i toll.
Po pse jam ngritur njësh me trishtimin?!
Po jashtë pse nuk pipëtika asgjë këtë mëngjes ?!
Ku po kalojnë miqtë e mi që dalin me qenin?
Të kalosh nën dritaret e shtëpisë sime në këtë zonë është e pashmangshme sepse është dhe park dhe një kënd lojrash i vogël.
Unë dje vetëm sa ndërrova perdet.Hoqa të bardhat e dimrit e vura ato vishnjet me vija vertikale ngjyrë portokalli.
Paskam ulur grilën për t’i paraprirë diellit që më bie mbi fytyrë.!Po kjo nuk do të thotë që shmangë zërat.Se marr vesh!
Të gjithë të jenë ngritur të trishtuar-si vet e hëna !
Hyri në dhomë Kida.Nuk pipëtin.Ku e di që mëngjezi më përfshin në organizimin e udhëtimeve të natës e më lë kohë përpara se ta nxjerr? Ku e di që sot paskam kohë ta nxjerr me nge se nuk jam në punë shpejtë?
Pse shpeshë më mahnit mua e të gjithë ne njerëzve me inteligjencën e tyre, me perceptimin e urtë që kanë në ç’do situatë ? Me qëndrimin perfekt të respektit.
I qasem dritares të pyes heshjen që mbretëroka.
C’të shikoj.Bika shi i urtë.
Me nge ! M’i njomi mullagat.Ta dija nuk do i sajdisia aq shumë mbrëmë.
C’dashka një dru dhe shiu- Po kush e rreh?!
Zaten kush di të rrah nuk di kë rreh.Kështu që nuk bëj më pyrtje hedhur në hava e pasi sistemova kokën e bustin në shtrat thash po lexojë një çik.
Mora gazetën javore letrare.Në ballinë rri fotografia e autorit Gilberto Severino me artikullin përkatës të titulluar.
C’do gjë është lumtur, madje dhe trishtimi.
“””””””””””””””””””””””””
Domozdo erdhi dhe e marta.Menjëherë pa mbaruar rrokjet më godet një zë si pipëz e një shtrëmbërim shikimi nga jo e papritura dhimbje në tëmthin e majtë.U bë kaq ditë.U bë kaq vite ajo nuk më lë.Dhe se fryma filloka të fishkëllejë , dhe se boja bjonde del më shpejt , dhe se si papritur flokët nga si lesh deve u bëkan të mëndafshta ajo dhimbja nuk më lë.
Dhe se mendoja që vrulli i pasionit do shterë në përtesë , dhe se thosha do kem kohë të shëtis qenin me nge..Joooo…ç’ne !
Ah mo der pe deri..pse kështu bre ?
Pse fola Korçarçe? I kam djemkat pe atij qyteti, ndaj.
Po pse më këtë mbiemër Shkodre ?
Drugo mesele..drugo mesele..
Gjende s’pipëtika zë nga jashtë kësaj dritare.
Po kush ma ngriti gjumin pupthi? Mos vall ky abazhuri? Mos valli librat lënë mbi komodinë që s’kam fuqi t’i mbijë në adhurim e në përthithjen e bukurisë së dijes?
Mos vallë meraku për bijtë, mos vallë gërhitja që u shtoka e del zëri si zhavorr?
Drugo mesele moj dhe ti e martë që vërtetë pas të hënës je- po linde e prapë pa më thënë ; hesht, dhimbjet janë për ne
se jemi të gjallë
të gjalë në mote
që faqia na skuqet
si vera në bote.