“””””””””””””””””””””””
Ti ishe yll i bukur o ylli im i vetëm.
Ti ishe jo vetëm i bukur o bir,Ti ishe i përsosur ishte një djalë shembull për çdo gjë.
Ishe punëtor i edukuar i dashur i sjellshëm
Genti im ti ishe më i mirë se ç duhej o bir.
Përse o zot nuk e le bir im tim të jetonte jetën e tij .
Përse o zot përse e more djalin tim në lule të rinisë .
Përse o zot nuk e le të gëzonte jetën e tij.
Përse o zot më dënove më.një dhimbje aq të tmerrshme që nuk.mund të durohet dot
Ty të kish pikturuar zoti o biri
Ti ishe një përsosmëri.
Dhe kur u sëmurë në spital ,mjekët dhe infermierët më thoshin e ke pikturuar .
Sikur të vrau njeri o bir .
Ç të gjeti o Genti im i bukur.
Ti nuk ishe sëmurë kurrë në jetën tënde o bir
Ti erdhe i shëndoshë, qëkur lindë dhe deri sa ike o biri im i vetëm.
Përse o zot më le më dhimbje e lot për Gentin tim ..
“””””””””””””””””””””””””””””
Ti erdhe si drita bir në këtë jetë.
Por ti ike shpejt nga kjo jetë.
Ti ike fluturimithi si rrufe.
Jetën tënde nuk e gëzove .
Jetën time e helmove ,
në tokë më rrëzove
O biri im i vetëm Genti im me emër
Mbreti.
Mua më helmove deri në palcë.
Jetoj e vetme në këtë botë
Jetoj mes dhimbjes e lotëve
Mallkoj veten time, përse erdha në këtë botë.
Jeta ime një tmerr i vërtetë.
Ku të kam o bir o djalë…
Ku të kam o Genti im.
Eja më merr dhe mua pranë..
Je vonuar shumë o djalë.
Mua malli më ka marrë
Si mund të jetojë nëna
Kur i ka i vetmi i saj…..
Ku të kam o Genti im
Ku të kam ,po të kërkojë