6.5 C
Tiranë
E premte, 3 Janar 2025

Gjin Kole Dodaj

 

Kesulle mendafshi,
strengla ari
Hije t’ka syri e balli
Faqe kuqe,
Sy me lara
Rroba te lehta ,
Rroba te bardha.L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano

Gjupi thure
me gajtana
Rralle si ty
Ben me nana

Parallike ,kryqe argjent
Me t’i marre
Me t’lene pa mend
Floket rregj
Si kalli gruri
Buzte e holla
Dhembt si guri.

Floket rregj
Pa floktore
Nuse e bukur mirditore.
Vesh e ngjesh
Me pekule
Rralli si ti
Mund t’kete lule

Hunda bukur
Si hejmali
Lumi ai
Qe t ka marr ty!

“””””””””””””””””””

Jam perlatas e kam per ndere
Si bajrak jam ma Thkelle
E pat thane Skenderbeu vete
Thkelle qenka njajo tatpjete.

Lart ka qiellin ngjyre blu
Plot me diell e naten hane
Ta Ka qefi ktu me jetu
Me u shtri sa gjate gjane.

Ka natyre me Kodra e fusha
Ka falkoj, Ka dhe drenusha
Ara ,peme dhe Lisa t gjate
Vershon flladi dite e nate.

Hije i japin kullat e larta
Koder m koder si pentagoni
Fluron Shqipja me dy flatra
Per trimni kund mos kerkoni.

N’shtuf manzerja,n’brez naganda
Djem e vajza si azgana
Mbush Perlati me Prenlata
ku lind diell e ku lind hana.

Djem e burra qe mot moti
Gjenerale i pat Gjergj Kastrioti
Pjetri i madh me vllaznit vet
Gjoni e Ndreu mbret mbi mbret.

Ne kerkofshi per burrni
Futju fshatit shpi per shpi
Ne cdo shpi,apo konak
Do te gjeni plak kryeplak.

Nese doni ju te dini
Se si fshat sa fshatra keni
Fillon fshati nga fshati Troje
Pese fshatra nen nje mbuloje.

Uja e Shtrezi dal nga Perlati
Perlat Eper e Perlat Qender
Djem e vajza xham sahati
Mund t’i gjeni emer per emer.

Nese doni bujarine
Mos kerkoni me zgjedh shpine
Mireseerdhet n cdo shpi do gjeni
Raki ,meze, dyzen do keni.

Nese ka kund dije e mend
Mos kerkoni si n kete vend
Nese doni t’u them me holle
Nje qind vjet Jane bere me shkolle.

“”””””””””””””””””””

_Gjithe pasurine dhe dashurine e botes tek ti do e arkivoja!
_Faleminderit!
Qysh Kur e ke maree kete vendim?
_Nuk e vodha askund kete mendim.
Ma tha zemra e shpirti im
dhe ta dergova Ty.
_Faleminderit!
_Vetem kaq!?
_Gjithmone Fort une te kam dashte
Mendja vec tek ti me rri
Nje nate dimri do rrija jashte
Vec nje here te rrija me Ty!
_Kete deshire do ta plotsoj
S’eshte nevoja Dimrit jashte
Kete gje dhe une kerkoj
Te pandare do jemi bashke!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.