8.5 C
Tiranë
E enjte, 26 Dhjetor 2024

Diti Balliu

 

***Për mua të mos shkruash …***
Faleminderit që I dhatë frymë,
Faleminderit që ekziston,
lundroj në gropëzat e faqeve ,
ngre sytë dhe humbas në qiejve t e buzëqeshjeve të tua,
e më pritet fryma ,
I numëroj edhe çastet si poret e lekurës ,
e ato të gjitha më thërrasin në heshtje “je në mua”…
Për mua kurrë mos shkruaj,
por ti se di se kur ziret në grackë zemre e poetit bëhet llafazan,
fillon e flet me lulet , me erën që sjell emrin tënd në aroma bliresh,
fillon I pëshpërit një dallge deliret e tua,
me lyhnidën bëhet një
vdes e ringjallet në thellësitë e tua,
me misteret e gjakut përlyer,
por ty ADN-në do shpërbëj ,
me qiejt do ta vë,
se të dua me shpirt poeti
që jehon në cdo dimension
“Faleminderit që ekziston”..,
e pas kësaj më thuaj
më, për mua mos shkruaj..
2-2-2020 Dit’…Ag…

Liri..
Pjelle e antikohes gjoja atdhedashesit,
kur gjashte plage rrjedhin ne gjirin tend akoma,
per cfare liri me flet,
“liri” hi e hedhur syve,
te bene sherbetore te krimit,
politike e perlyer me gjak shqipetari,
me thote tjetri politika-arti i qeverisjes,
manipulim gjer ne dhimbje,
pjelle e skamjes dhe imoralitetit,
“liri”kafke e perdhosur,
nje loje poker per mashtruesit,
ku dine ata si behet loti-plumb?
Ku dine ata se atdhe eshte dhe nje kulle?!
Diturie Hasanaj

***Nga fletët e një ditari***
Vazhdimi….
Në këto kohë që po vijnë vetëm të vdekurit dhe ata që s’kanë lindur ende do jenë të lumtur…Mbrapa meje ve re tre hije .Më venë armën te koka .-Çdo këtu në brigjet e ferrit…_kërkoj vëllanë ti hedh një dore .-Ore tallesh ti me apo si është puna….Kam dhënë një amanet nënës sime .Ata qeshën …,më shtynë tutje .Zogj gri çanin qiellin përgjysmi, retë e bardha si syngjerë rrufitnin ajrin..
Shpesh sjell në mendje oborret e shtruar me kalldrëm, si tokën te kashonin farat ,fëmijërinë time të kristalte e të pafajshme, mbaj mend zhurmën e shiut ,bukën e zezë kur na I ndante nëna..Errësirë e pagjumtë .Edhe yjet sot më ngjakan me kafka të thyera.
Më lanë …Mbase u erdhi keq…Të luftosh kundër një armiku të vendit të përmbashkët ky është nder por kur luftoni njëri me tjetrin nuk ka gjë më të dhimbshme…Sa vdekje panë këta sy. Mbase të gjithe deshën të jenë diku.Në orët e vdekura na mësonin shënjestër. Mos harxhoni asnje plumb bosh veçse në shkiat….
Vazhdon …..
Dit….’Ag….

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.