DISKUTIMET, KOSOVE-SERBI DUHEN KUSHTEZUAR ME FATIN E KOSOVES LINDORE.
Leter e hapur derguar ALBIN KURTIT.!
I dashur ALBIN KURTI.
I nderuar Kryeminister i Republikes se KOSOVES.
Te uroj suksese ne detyren e rende qe keni marre persiper.
Me mundime te medha sigurisht, me vullnet e durim jo te zakonshem ke arritur ta prekesh suksesin.
Dhe ky eshte vetem fillimi i shume puneve e projekteve qe te presin.
E problemi i pare me te cilin do te ndeshesh eshte administrata shtetrore e cila eshte e mbushur me militante te Atyre qe e paten pushtetin keto vite te pasçlirimit ne Kosove.
Problemi tjeter po aq i rende eshte obligimi qe ti ke te bashkepunosh me nje force politike pergjegjese per gjendjen e Kosoves ne keto 20 vjet,obligimi qe ti ke te marresh vendime bashke me lideret e saj politike, te kontestuar para e pas lirise se Kosoves.
Dhe vetem keto dy probleme me te cilat do te hasesh perdite e komplikojne dhe e veshtirsojne projektin tend per nje Kosove tjeter e cila qysh ne lindje te saj do te perleshet me Kosoven e kapur,me Kosoven e atyre qe ne emer te lirise bene çfare kane mundur per xhepat e tyre te cilat ti duhet tu a zbrazesh e ti çosh perpara ligjit.
Babezia e tyre dhe vjedhja e pasurive private e publike ka qene e hapur dhe ata duhet patjeter te japin llogari ndryshe shpresa ne Kosove nuk mund te kthehet kurre.
Ne te gjithe keto probleme qe kerkojne zgjidhje e impenjime superiore nuk duhet te harrosh vellezerit tuaj ne Kosoven Lindore,ne Presheve,Bujanoc e Medvegje.
E di se ti si politikan karriere si njeri qe ke arritur çdo gje me lufte e me sakrifica e ke shqetsim gjendjen e shqiptarve nen Serbi por ajo qe dua te te paraqes ne kete leter te hapur eshte menyra se si po sillen politikanet shqiptare ne Serbi me njeri tjetrin, nenshtrimi i tyre ndaj deshirave e kerkesave te politikes serbe.
Shembulli me i hapur i diteve te fundit eshte braktisja e MEDVEGJES ne vend qe te luftohet per mbrojtjen e saj,per mbrojtjen e cdo gjeje shqiptare qe ka mbetur ne kete komune dikur me maxhorance shqiptare.
Nuk duhet lejuar te shkohet ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare ne Serbi pa e bashkuar faktorin politik,pa nje bashkim te tyre esencial dhe jo deklarativ,pa konsideruar perfaqsuesit shqiptar te Medvegjes se sotme te cilet po luftojne te vetmuar me makinerine e rende te Serbise.
Ne punet e pafund qe te presin kerkoje bashkimin e tyre,beji perpjekjet tuaja shterruese per Kosoven Lindore, tani qe populli shqiptar ne Serbi,veçmas tre komunat me shqiptare autoktone jane ne pragun e zgjedhjeve parlamentare.
Dhe me mire se ti askush nuk e di se serbet nuk leshojne pe me bisedime.
Qendrimi i tyre, sjellja e tyre kriminale e brutale ndaj shqiptarve ne Kosoven Lindore duhet kushtezuar,duhet kushtezuar tani ne pragun e zgjedhjeve parlamentare.
Ata duhet ta dine mire çfare i pret duhet ta dine mire se parimi i reciprocitetit do te prevaloje ne mardheniet Kosove Serbi,ne qendrimet qe keto shtete te pavarura do te mbajne ndaj minoriteteve.
Vetem kushtezimi i mardhenieve bilaterale jo vetem per interesat e Serbise por edhe te shqiptarve do ta detyroje politiken serbe te heqe dore nga largimi i shqiptarve nga trojet e te parve do ti detyroje ata te heqin dore nga mjetet e te gjitha llojeve per te spastruar Medvegjen nga shqiptaret e neser edhe BUJANOCIN e PRESHEVEN.
Dhe serbet duhen ndalur.
Dje ata u ndalen me forcen e armeve e sot duhen ndalur me kushtezimin e mardhenieve te se ardhmes.
Te presesh miratimin e Europes per keto probleme do te thote te pranosh deshtimin,do te thote te pranojme zbrazjen kriminale te trojeve te cilen Serbia ne Kosoven Lindore po e ben diten per diell.
Tirana dhe Prishtina zyrtare nuk bene gje per te qene ne keto 20 vjet,beje ti Albin Kurti,te ka hije ta besh, thuaji botes se qytetruar se shqiptaret kane burrat e tyre te shquar qe do ti dalin zot te drejtave te tyre kombetare e njerzore.
Uroj ta besh ALBIN KURTI kete hap te madh e te shumepritur.
Fati i Kosoves lindore duhet ti kushtezoje maredheniet KOSOVE SERBI,rruge tjeter nuk ka…!
Dashamir URUÇI
UNIONI SHQIPTAR I SHOQERISE CIVILE-USHC,
Tirane,3 Shkurt 2020.