15.5 C
Tiranë
E shtunë, 21 Shtator 2024

Gezim Deda

 

GËZUAR PAVARËSINË.L'immagine può contenere: cibo

Urime për ty kosovë
Gëzuar pavarësinë
Shtëpi për shtëpi lë ta festojmë
Gotat sëbashku ti cakrrojme

Kenga vallja mos t’pushojë
Pavarësinë ta gëzojmë
Me lahute e qifteli
Në kosovë e në shqipri

Si dikur vella e motër
Kur’ na mblidhte nana n’sofër
Një nga një na puthte n’ballë
Një gjak kemi jemi shqiptarë

Fjalët e nënës si harrojmë
Amanet na ka pasë lënë
Armiku kurrë mos ti besojmë
Se ata do ju perqajne

Sot në jemi vend i lirë
Të gjithë kemi një dëshirë
Të bashkum vëlla e motër
Siç na mblidhte nëna n’sofer

G Deda;

UDHËT E MËRGIMIT.L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta, testo e spazio al chiuso

As në ëndërr s’ju kam parë
Kur fëmijë i vogël isha
Ajo kohë na kishte ndarë
Botën si ta njihja s’kisha

Por ja erdh një tjetër mot
Hapi udhë e kufij
Unë u nisa shpresa plot
I thashë botës ja po vij

Dhe për mua ju u shtruat
Unë ju shkela ditë e natë
Larg prej vendit tim më çuat
Më degdisët në mërgatë

Udhë të gjata të mërgimit
Sot sa herë mbi ju kaloj
Më kap zjarr i mallëngjimit
Vendin tim kurrë s’e harroj

G Deda;

Shihemi shumë rrallë.L'immagine può contenere: 1 persona, bicicletta, spazio all'aperto e testo

Për ty ndjejë mall
Jetojmë në një qytet
Shihemi shumë rrallë
Rugicave të kërkojë
Xhiroje më biçiklet
Sillem vërdallë
Si një i marrë
Andej kendej kërkoi
Ty sarrije të gjejë

Ngrihem në mëngjes
Dalë në ballkon
Lulë për ty keputa
Dalë e të kërkojë
Në agimin plotë vese
Kërkojë gjitheandej
E ty ste shikoj

Mbrëmjeve të vona
Dalë me shpejtësi
Rrugicat marr me rrallë
E të kërkojë ty
Lulë mbajë në dorë
Për ty bukuri

Shpirti më këputet
Të takoj ty
Zemra shkrumbohet
Digjet bëhet hi
Vetëm ti e shuan
Me nje shikim
zemrën ma ringjalle
E rreh pa pushim

Ndienjat që kam për ty
Nuk do shuhen kurrë
Lulë për ty
I kam mbledh buçet
Ty të pres më ardhë
Zemrat ti ringjalle
Jetojme në një qytet
Shihemi shumë rrallë

G Deda;

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.