KODI KORONAVIRUS
Unë jam Koronavirus!…
Jam Mbreti i viruseve!…
Jam Arma e Padukshme e Djallit!…
Jam Fytyra më e Zgërdhirë e Vdekjes!…
Trembuni, o njerëz!
Jam Ndëshkimi juaj!…
Ju pushtoj pakuptuar!…
Ditën dhe Natën!…
Zgjuar dhe në Gjumë!…
Ju pushtoj kur tokeni e përqafoheni!…
Ju pushtoj kur qeshni!…
Ju pushtoj edhe kur qani!…
Ju pushtoj kur putheni!…
Ju pushtoj sidomos kur putheni e dashuroheni!…
Harrojini puthjet dhe dashurinë, o njerëz!…
Ju rekomandoj të dashuruarve: Larg njëri-tjetrit!…
Harrojeni muajin e mjaltit, ju çifte të sapomartuar!…
Harrojeni marrëdhënien bashkëshortore!
Ju rekomandoj të flini në dhoma të ndryshme!…
(Ky rekomandim nuk vlen për çiftet burrë e grua, vetëkuptohet ata flenë veças, janë përjashtimi i dashurisë, janë sinonimi i urrejtjes!…)
Grave, që nuk i duan burrat, u rekomandoj t’i dërgojnë Misionarë Paqeje në Kinë, Itali, etj., aty ku Unë, Koronavirus, jam Mbreti i mbretërve!…
Trembuni, o njerëz!…
Unë, Koronavirusi, Mbreti i mbretërve pushtoj edhe mbretërit, edhe fakirët tuaj!…
Unë pushtoj të pasur e të varfër, dijetarë dhe injorantë, të mençur dhe budallenj, të urtë dhe të marrë!…
Trembuni, o njerëz!…
Unë jam Vdekja Moderne për ju!…
Ligësia juaj, o njerëz, nuk i mbijeton dot Pushtetit tim!…
Nuk ju shpëtojnë as kishat e as xhamitë, as sinagogat e as tempujt budistë!…
Pushtimit tim i mbijetojnë vetëm fëmijët!…
Pushtetit tim i mbijetojnë Fëmijët e Pafajshëm – Engjëj të Zotit!…
Unë jam Koronavirusi, Mbreti i mbretërve, dora vetë!…
Vetëm Fëmijët e Pafajshëm, Engjëj të Zotit, e zhbëjnë Pushtetin tim!…
Trembuni, o njerëz!…
Unë jam Koronavirusi, Mbreti i mbretërve, dora vetë!…
CORONAVIRUS CODE
I’m a Coronavirus!…
I’m the King of viruses!…
I’m the Devil’s Invisible Weapon!…
I am the Scary Face of Death!…
Fear, people!…
Am Your Retribution!…
You invade the meaningless!…
Day and Night!…
Awake and Asleep!…
I invade when you meet and hug!…
I conquer you when you laugh!…
Even when you cry!…
I invade you when you kiss!…
Especially when you kiss and fall in love!…
Forget kisses and love, people!…
I recommend to the lovers: Far from each other!…
Forget your honeymoon, you newly married couples!…
Forget the marital relationship!…
I recommend sleeping in different rooms!…
(This recommendation does not apply to couples husband and wife, of course they sleep separately, they are the exclusion of love, they are synonymous with hatred!…)
To women who do not love men, I recommend sending Peacekeepers to China, Italy, etc., where I, Coronavirus, am the King of kings!…
Fear, people!
I, the King of Coronavirus, conquer both your kings and your fakirs!…
I conquer the rich and the poor, the scientists and the ignorant, the wise and the stupid, the good and the foolish!…
Fear, people!
I’m Modern Death to you! …
Your wickedness, o people, cannot survive my Power! …
Neither churches nor mosques nor synagogues nor Buddhist temples save you!
Only children survive my conquest! …
Innocent Children – Angels of God Survive My Power …
I’m the Coronavirus, King of kings, the hand itself! …
Only Innocent Children, Angels of God Undo My Power! …
Fear, people!…
I’m Coronavirus, King of kings, my own hand!…
Dr. Shefki Hysa