Publikoje Nijazi Kastrati
NJË VIZIT NË MEDVEGJË.
Një grup poetësh e shkrimtarë nga Lugina
Vizituam vendbanimet : Tupallë e Siajrina,
Vizituam shkolla ,ku nxënësit dije nxënë
E ne u mahnitem me mikpritjen që na bënë ..
Dikur atje valonte Flamuri kombëtar
Në ato tempuj të dijes, në at krahinë,
At’ditë ata pak nxënës ishin të lumtur
Në shpirt e kishin artin e poezinë .
. Edhe stafi pedagogjik arsimdashës,
Ishin të lumtur për vizitën tone
Së bashku me nxenësit përcillnin me vemendje
Pjesët që lexohshin nga krijimtarija jonë .
Koha iku e duhet këthyer ,
Të rreshtuar rend më rend n’ oborr t’shkollës
U përqafuam me thënjen mallëngjyse –sot
LAMTUMIRË e mos na harroni
E sytë na u mbushen me lot !..
. SHABAN V . EMINI
“”””””””””””””””””””Nijazi Kastrati
KETRI E PATA
{ Poezi per femije }
Skaj liqeni
Nje lajthi,
Pata poshtë
Ketri lartë rri.
Bërtet pata
Ga ga ga,
Qeshë ketrushi
Ha ha ha.
Lehtë e ke
Ti mori pate,
Ga ga bën
Dhe hapë krahët.
Me sqep tëndin
Lehtë e ke,
S’len insekte
Kund mbi dhe.
Ndërsa unë
Nuk jam si ti,
Maje dege
Kap lajthi.
Me dy dhemb
Që i kam para ,
Thej lajthia
Dhe arra!
11.03.2020