Prìtja e gjatë
Prita shumë që yjet t’mi zbrisje,
Në atë muzgë të errët pashkëlqim,
Mbeta e mpirë në mes të dëborës,
Flokët(borës)që binin mbi akull shkrinë.
Ecia e s’kuptoja që rrëshqisja,
Mbi akullin e ngrirë,
Këmbët mpirë e bërë flak të kuqe,
Nuk ndjenin të ftohtin që depërtonte.
Prita e gjatë më gurtësoi,
Si një luanesh më kishte formuar,
Asnjë fjalë nuk munde të thoje,
Copa,copa do ishe coptuar.
Diku në një pistë isha ulur,
Nga akulli nuk ndjeja të ftohtë,
Vështroja qiellin që yjet të binin,
Por sipër inat dhe ata ishin fshehur.
Dhe ashtu e mbledhur në mendime,
Vështrimi në qiell u shtangë,
Një çerek Hëne,e pesë yje,
Nuk e di se nga dolën,
Shkëlqimin hodhën tek unë.
Filloj të flas,por fjalët nuk dilnin,
Gjuha kish ngrirë,dhe gërmat s’formoheshin,
Mëndja ime atyre ju fliste,
Më kotë me mua mereni.
Ato sikur kuptuan mendimet
Ndriçim hodhën më shumë,
Trupi i ngrirë e bërë akull,
Nuk mund të shkëlqente me aq pak.
Qerpikët zunë të lëvizin,
Lotët rrëshqasin mbi fytyrë,
Çdo pikë që binte në sipërfaqe,
Ngrinte e bëhej akull.
Një qen u ndodh ,pranë meje,
Nga këmba më tërhiqte me forcë,
Çohu më thosh me vështrimin,
Se nuk mund të rrish më këtu.
Ashtu e përlotur e përqafova,
Dhe ai gjithashtu,
Qeni më kuptoj më mirë se njerzit,
Që hiqen se të njohin shumë.
Sytë e tij flisnin shumë,
E thosh mos u mërzitë,
Mos u mundo të bien yjet,
Se kur bien bëhen hi.
Më kotë prita që yjet të bihen,
Në hapsirën e akull e të ftohtë.