28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Hamit Majkovci

EMRI ÇLIRIMTAR.

Një copë tokë,që e kam timen
Një gjuhë të vetëme ajo njeh
Dy mijë vjet e përgjakur
Edhe sot, me dhimbje si dje
Gjithmonë e djegur, ti në prush
Nga hiri yt, unë u ringjalla
S’mund të më friksoi, jo askush
Që të jem mai fortë se flaka
Ku do jam ,të tokës nënë
Një grusht dhe ,në dorën time
Si ushqim të shpirtin tim
Ëmbëlsirë e gjuhës shqipe
Këtë grusht dheu e mbaj në zemër
Ngjyrë e bukur e trupit tim
Ky dhe, më jep të shtrenjtin emër
UÇK-ja është krejt, këmbim o vëllai im
Sa herë emrin tim e shkrova
Me gjak kreshtave të atdheut
Sepse librat mi dogjën
Robëruesit e mjerë
Emri mbeti gjithnjë hirit
Zjarrit u shkrauar çdoherë me flakë
Se kjo tokë s’njeh tjetër emër
Përveç emrin tim Shqiptar
Mbi peisazhin e këtij dheu
I gdhendur mbeti ky emër
Ah,kjo tokë e bekuar shqiponjash
Me krenari UÇK, thrret me zemër
Kjo është adresa e krenarisë
Në krah shqiponjash mbetur vitesh
Faqe e ndritur e historisë
Në ngjyrë të flamurit t’i valvitesh.

GJETH I KËPUTUR.L'immagine può contenere: Hamit Majkovci, cappello, albero, erba, spazio all'aperto, primo piano e natura

Gjeth i këputur i thyer nga jeta
i lë vend një filize të ri
kësaj stine pa buzëqeshje
pikat e shiut
po e zbusin tokën
por zemrart tona
të ngurosura përsëri
Sa herë stuhia na i theu degët
e na hodhi horizontit,
prej një dhimbje ,në dhimbjen tjetër
grisur ,tretur ,gjithnjë prej motit
Ah,pranverë e këtij viti …!!
si i burgosur me le në vetmi
pika shiu,që sot po bien
a do të njomin këtë zemrë
të vyshkura,që ka mbetur
brenda mureve
e burgosur si në qeli
S’po mund të hedhë unë shikimin
atje ku e gjen qetësinë
e t’i shoh si buzëqeshin lulet
edhe barin e njomë në lëndinë,
Çfarë mallkimi mbi njerëzinë
Sa larg ëndrrës,
për të buzëqeshur…
në zemër mbeti loti i ngrirë
S’di çfarë bote, po i takojmë
dhe më parë sikur s’kuptuam
nën këtë nënqiell,horizontit
si gjethe e grisur ,dikund rrugën
sikur ne e, kemi ngatërruar….

KURRË S’U PËRKULE VENDLINDJE.

Zjarri yt kur t’i digjej ,plaga më rrinë
ende në trup
kornizë e thyer më duket portreti
ende copëzat së t’i kam bashkuar
tjetër dhimbje tani duke më rënduar
18 prilli ,sa herë vjen
si pasqyra e thyer
ashtu në copëza
ma bën zemrën
Sa herë u mundova me mbyll
këtë dhimbje
por ajo ,gjithnjë gjeti shteg
për të rrugëtuar plagëve të shpirtit
për të me fletë ;ferra,guri ,lisi
i vendlindjes që u djeg
edhe gjaku i të rënëve
që ngjyrë lirie,më pas mbetë
I fortë mbahesha unë atëherë
sepse dhimbjen e qendisja
me shpresë…lirie
mirëpo tani përmbi shpresën
kot mundohesh
diçka të fshehesh …
Sa herë vështrimin mbaj
te pejsazhi yt,oj vendlindje
dhimbja më rrinë
tek 18 prilli…i 99-tës
kur t’i digjej…
prushit tënd ecja unë
Duke ecur nëpër zjarr
mendoja se një ditë,
do të eci nëpër lule
Ti me buzëqeshe ashtu e lënduar
edhe unë, me lot të kujtoj
befas tani një tjetër dhimbje
mbi plagën tënde
po më shkrumbon
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.