Gjeth i këputur i thyer nga jeta
i lë vend një filize të ri
kësaj stine pa buzëqeshje
pikat e shiut
po e zbusin tokën
por zemrart tona
të ngurosura përsëri
Sa herë stuhia na i theu degët
e na hodhi horizontit,
prej një dhimbje ,në dhimbjen tjetër
grisur ,tretur ,gjithnjë prej motit
Ah,pranverë e këtij viti …!!
si i burgosur me le në vetmi
pika shiu,që sot po bien
a do të njomin këtë zemrë
të vyshkura,që ka mbetur
brenda mureve
e burgosur si në qeli
S’po mund të hedhë unë shikimin
atje ku e gjen qetësinë
e t’i shoh si buzëqeshin lulet
edhe barin e njomë në lëndinë,
Çfarë mallkimi mbi njerëzinë
Sa larg ëndrrës,
për të buzëqeshur…
në zemër mbeti loti i ngrirë
S’di çfarë bote, po i takojmë
dhe më parë sikur s’kuptuam
nën këtë nënqiell,horizontit
si gjethe e grisur ,dikund rrugën
sikur ne e, kemi ngatërruar….