16.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Dhimiter Shkurti

 KOSTUMI I BABAIT.

 Skicë

Mbaj mënd, kur isha I vogël, në dollapin e rrobave, rrinte varur, një kostum i babait.Ishte pothuaj i ri. Nuk e vishte.Nuk e pyeta kurrë babanë, si u ndodh aty.Ndofta ishte kostumi i dhëndërisë. Ndofta e veshi në ndonjë ceremoni dhe më pas…

Prindërit e mi u larguan nga fshati pas çlirimit. Ata u martuan në një kohë kur ’’s’ishte tharë ende loti/ kur toka kishte plagë, nga lufta e baroti‘‘, siç thotë  kënga.E në  ato  kushte nuk ishte  as  koha  dhe as mundësia ekonomike, për ceremoni dasme.

Po kostumi?….

…Babai  im, qysh se e mbaj mënd unë e deri sa mbylli sytë, nuk veshi kurrë kostum e kollare.As për dasma e as për ceremoni varrimi.Veshja e tij e preferuar ishte kostumi i punës, kominoshet. Me to e shihje jo vetëm në orarin e punës, por shpesh edhe pasditeve.E vetmja ‘’grindje’’ në familje ishte për këtë temë.’’Na turpërove more burrë’’, e qortonte mamaja.E ai qeshte dhe e kthente me humor.

Kur lindi nipi i parë, babai fluturonte.Dilte nga puna, pa u ndëruar, pa ngrënë, i hypte autobuzit dhe e mbante frymën tek nipçja.Ndjehej mirë me atë ‘’kostum’’, ecte lirshëm, shpenguar, kuvëndonte natyrshëm e punonte më shumë.Ndërsa kostumi i zi terital nuk i shkonte, e ngushtonte, nuk i rrinte mirë, nuk i përshtatej…

Tek shkruaja këto rreshta për babanë, në televizor transmetohej filmi shqiptar ‘’Yjet e netëve të  gjata’’, që mua më pëlqen shumë. Me mbeti në mënd dialogu i Metos;

-Përse më keni thirrur?- pyet Metua komisarin.

-Të  të bëjmë dhëndër,- përgjigjet me humor Agoja.

E pra partizani Mete ishte i martuar dhe kishte një djalë.Atë ditë, ai u pranua në Parti, si një partizan trim dhe i ndershëm…A thua, babai im e kishte veshur kostumin, ditën që u  bë komunist? Po kush ia  dha, ku e gjeti, e bleu?

Më kujtohet im bir në vitet e adoleshencës.Mbi tryezen e tij të librave qëndronte një portret i Marksit.Nuk ia rekomandoi askush përveç se ideve dhe romantizmit të moshës.Është ajo periudha e ‚‘‘burrërimit‘‘ kur të rinjtë duan të  ndryshojnë botën.Lexonte edhe ndonjë gazetë  me prirje të majta.Kam shkruar edhe një tregim mbi këtë  temë.

Por idealisti, shpejt u bë baba.Vëndin e  Marksit, e zunë fotot e shumta të  Melines, lodrat dhe librat për fëmijë.Bota ndryshoi vërtet, me këtë ëngjëll.

Në moshën e tim biri, babai doli partizan.Pas luftës mori pjesë në aksionet e rinisë, duke punuar fort , me ndershmëri e vetmohim, dhe me plot ëndrra për të ardhmen.

Nuk e di në se babai u pranua, apo e pranuan komunist. E ç’rëndësi ka kjo? Nuk besoj se në atë  kohë bënin lutje per në parti.Por e them me bindje se partia u shtua me njerëz të mirë.Baza e saj mbushej me të rinj të devotshëm e patriotë, që ëndrrat e tyre i bashkuan në një  ëndërr të madhe, për një Shqipëri të  re, me njerëz të  lire e të barabartë.

Me duart plot kallo nga puna vetmohuese, kalonin vitet. Rritej edhe familja jonë.Erdhën në jetë  vëllai, dy motrat dhe unë, si i pleqërisë.E ndërsa babai qëndroi në të  njëjtën llogore gjithë  jetën, si një usta i mirë dhe i palodhur, disa shokët e tij veshën kostumin e karrierës. Ata i përdhosën idealet e pastra, e lerosën kostumin, e përbaltën, e gjakosën…

Babai shihte dita ditës se nuk i bënte më ai kostum, e ngushtonte, e mbyste, e robëronte. Kostumin e zi as e veshi dhe as na e rekomandoi neve ta vishnim.Në vënd të ndonjë libri të kuq a me citate, ai zgjodhi  një çelës hidraulik, zgjodhi rrugën e përkushtimit ndaj familjes, shoqërisë së pastër, vëndlindjes,punës.Ai bën pjesë në brezin punëdashës dhe punëmëdhenj, në epokën e njerëzve fisnikë e madhështore.Kush e ka njohur Koço Shkurtin, që  nga fshati në Sarandë, Kavajë, Tiranë e deri vitet e fundit këtu në Athinë,flasin me fjalët më te mira për atë shok, baba, gjysh, bashkëshort, Njeri, e nuk me vjen turp ta them, komunist të  vërtetë, me zemër e shpirt të madh.

Partia i veshi atij kostumin e komunistit. E, një djaloshi me shpirt e trup të  bukur, atëhere kostumi  i përshtatej, i shkonte, i rrinte mirë.Vite e vite më vonë, u zhgënjye.Erdhi një  kohë që  kostumin e vari në dollap, dhe ëndrrat, i kyçi në sirtar.

                    DHIMITËR SHKURTI                         F U N D                       6-5-2020

 

 KAPËRCIME TË ‘’NDERSHME’’

Nuk e di në se ishte tema që iu ngjit humorit apo anekdota ‘’polli’’ shkrimin..Megjithatë unë po e filloj  me një histori shqiptarçe për të  qeshur;

Një  djalë I sapomartuar vendos të emigrojë, vetëm.Por nuk ia kishte besën nuses së tij të bukur.Megjithëse mori betimin e saj per besnikëri, bëri edhe një veprim tjetër.I  vizatoi në rrëzën e kofshës, një lepur të  brishtë.

Kaluan vite dhe nusja nuk duroi dot. E harroi betimin dhe filloi të ‘’aktivizohet’’. Si rrjedhim jo vetëm e mbyti lepurin por e fshiu fare.

Një  ditë merr një telefonatë nga i shoqi ku e lajmëron se të nesërmen kthehet.E alarmuar bandillja jonë e urdhëron jaranin e saj t’i vizatojë shpejt  një lepur në kofshë.

Vjen ’’ qerratai’’ ynë dhe e mban frymën në zonën ‘’delikate’’ ose në ‘’brezin e butë’’ siç thoshin kufitarët.I habitur nga ajo që  sheh, pyet të  shoqen;

-Moj  grua, unë lepurin ta vizatova në kofshën e majtë, e  ky këtu është në të  djathtën.

Bukuroshja jonë që ishte bërë maestro edhe nga goja, përgjigjet;

-Ah i dashur burrë!Ta dish ti se ç’luftë u bë këtu në ’97.Lepuri i ngratë u frikësua kaq shumë nga krismat, dhe faap, kapërceu në kofshën tjetër…

Në  periudhën e pluralizmit u bë e modës tek ne kapërcimi nga një parti në tjetrën, nga e majta në të djathtë. Ky zanat filloi nga maja e politikës, deputetë, ministra, gazetarë, intelektualë.Dhe thuajse të gjithë e bënin për qejfmbetje apo për interesa të ngushta personale. Disa politikanë u shkeputën nga partitë e mëdha, duke formuar parti te reja. Edhe si kryetarë partish, rrëshqisnin, sa në një kualicion në tjetrin, sa majtas, djathtas.Këto akrobaci atyre u dhanë mundësinë jo vetëm të mbijetojnë, por edhe  të pasurohen.

Në  këtë arenë cirku janë përfshirë edhe votues të  thjeshtë.Ata shpesh të zhgënjyer nga aktiviteti i partisë, e sidomos e liderit të saj, kapërcyen si lepuri i zonjës,  në një parti tjetër.Fatkeqësisht të dy partitë e mëdha nuk ndjekin më programin e tyre.Tashmë nuk quhet më parti e majtë apo e djathtë, por partia e Edit dhe partia e Salës.

Është edhe një  grup besnik  që nuk e ka qejf kapërcimin. Ata, në fillim të viteve ’90 luanin rolin e lepurit, pasi ishin të trëmbur, por me kalimin e viteve morën zemër. Pas çdo gomarrllëku të qeverive’’demokratike’’ata thërrasin;

-Në  komunizëm nuk kishte fenomene të tilla.

Harrojne ata se udhëheqësi i tyre ishte pehlivan edhe në lidhjet dhe divorcet. Lepuri i kuq kapërcente me shkathtësi, jo pak, por  nga Moska në Pekin.

Sot, pas kaq vjetësh pluralizëm, gjëndja në  Shqipëri është e mjerueshme.Për këtë, të  dy partitë e mëdha kanë gjynahet e tyre.

Sot qeveris partia socialiste, e si rrjedhim edhe kritikat më të ashpra duhen drejtuar ndaj saj dhe kryeministrit Rama.Por me lejoni të bëj një  parantezë;

Jetoj prej shume vitesh në Greqi.Më bën përshtypje një pajtim mes pozitës dhe opozites, sa herë që vëndi kalon situata të vështira e delikate për kombin.Gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe e harrojnë për  një çast misionin që u ka ngarkuar elektorati.Kjo nuk ka asnjë kosto politike për opzitën.

Po ne? Dëgjoja këto ditë një analist të njohur, që unë e kam  debulesë për ndershmërinë dhe kurajon qytetare që manifeston në opinionin dhe kritikat e tij ndaj çdo qeverie, të çdo ngjyre.Edhe në  këtë situatë të jashtëzakonshme, ai  jo vetëm që nuk kapërceu nga llogorja e tij(dhe mirë bëri), por gjeti një pozicion lufte më të lartë dhe drejtoi breshëritë edhe më fort ndaj qeverisë. Nuk them të mos e  kritikosh,por mund të shprehësh edhe një mendim pozitiv kur e meriton. Në  situatën e koronavirusit, vëmëndja e pozitës, opozitës, medias,  duhet përqëndruar në sigurinë e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, e të  lemë  pak mënjanë luftën politike. Edhe në luftë  ka periudha armëpushimi.Ky do të  jetë  një  qëndrim patriotik për  të gjithë, dhe një lëvizje e mënçur e opozitës, që do të fitojë  pikë. Them e mënçur, por jo e ndershme, pasi për ndershmëri, politikanët tanë ia kalojnë  bukuroshes së lepurit.

FUND                                   

DHIMITËR SHKURTI

05-04-2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.