Njëqind vjet pavarësi Shqipërie
Njëqind vjet pa liri Çamërie
Më falë edhe ti mike për një varg Çamërie
Seç u zura sonte me zotat
Për secilën fjalë që e shkruaj
Me shpirtin çam.
Sonte u grinda edhe me Ty, Evropë
Kur ta thash fjalën liri
Nga zemra e pëlcitur ta thash
Edhe vargjeve ta shkrova.
Sonte, o njeri, jemi të krisur,
Ti, apo unë në dheun tim?
Eh, Evropë mallkim e ferr burgu
Njëqind vjet ëndërr mbeta
Histori e pashkruar e atdheut tim
Herë të lirë e herë të ndarë e të sharë.
Sonte u nisa me vargje loti
Bashkë me miken time diku
Cunameve të detit Jon
Të rebeluar vargut e shpirtit të saj.
Në njëqind vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë
Në njëqind poezi loti e zemre Çamërie
O Zot të falëm për fjalët e mikes shqip.
Sonte edhe hëna u nis me fjalën e shpirtin tonë,
Vargun na e kthej në lutje e uratë.
Më thuaj edhe ti miku im,
Një varg pa lot a me lot ma shkruaj.
Ta dërgoj tek dielli për pak rreze lirie
Sonte u shndërrova në ylber shumëngjyrësh
U bëra udhë e kombit tim
Mbi mua të fluturojnë shqipet.
Si puhi pranverave shqiptare
Sonte edhe pak ujë Drini e mora më veti
Ta shuaj etjen, ëndrrat
Sonte edhe flutur u bëra.
Edhe aromë lule,
Çfarë nuk u bëra
Edhe djall vetë do bëhem,
Për ty Çamëria ime.
Për lotin e lirisë tënde shqip
Ta them me varg zemre,
Më fjalë dashurie për miken
E vargut tim.
U nisa me lotin tënd
Nuk e dija drejt cilit varg
Apo cilës dashuri të takoj
Dhe erdha tek fytyra jote.
Ishte bërë vetë ylberi
Ah, ishin pika shiu,
Ngjyra ylberi
Apo më flet me lotët e tu.
Përse erdha mes këtij zjarri
Çfarë i duhem botës sonte unë
Kush më mallkoj për këtë fjalë
Në cilin zjarr sonte më mallkon
Vargu im.
Sa furtuna ndali
Sa dashuri mbajti në zemër
Për secilin cep Atdheu
U rrita unë Agim DESKU.
Po, po ecim bashkë me Ty çamja ime
Se loti yt një ditë a do më bëhet dritë
Më thuaj ti mike
Cilin lot ma fale
E cilin ia fale atdheut.
Po ikim Rrugës se Kombit
Po e luajmë Shotën
Më 28 Nëntor për Ty Pavarësia ime
Në njëqind vjetorin e MADH.
Bashkë këmbëkryq
Në sofrën shqip
Me një gotë verë Çamërie
Pa lutje për zot.
Se denen babaden isha vetë Kastriot
Sonte dua t’i marrë lotët tu
T’i vej mu në varg, mu në shpirt
Të dytë ngrinim dolli për sot e nesër.
Në liri ku do jemi pranë sheshit De La Pari.
Me lotin tënd dua të shkruaj vargun tim
I thash shpirtit më falë një fjalë të vetme zemre
Si dhuratë ta ruaj në Ditën e Shën Valentinit.
Sonte u bëra dhimbja e kësaj nate të blertë
Eh, të dy të lutemi të na shoqëroj hëna deri në agim
Dhe vetëm sonte mos ma gjyko shpirtin tim për lotin tënd
As për dashurinë që ta ruajta vite e vite.
Diku e lash peng në ngjyra ylberi
Po, e mora sonte dhimbjen tënde
E bashkoj me secilën pikë loti
Ta vërë vargut tim.
Edhe nëpër secilën lule do marr
Nga pak aromë e ëndrra dashurie.
Eh,do ti lus secilën lule që e takoj
Të ta merr pak dhimbje e lot zemre
Kur të zgjohesh agimeve
Do të gjendesh pranë ylberit shumëngjyrësh.
Shumëkëndësh e shumëdashurish.
Aty dhimbja jote pushon
Dhe bëhet krah ylberi e aromë lulesh
Bëhet edhe sy pulëbardhe
E mbështjellë me shkabën dy krenare.
Ti je vetë rrënjë Ilirishte
Si çamja ime më je
Fytyrëqeshura e vargut shqip
I ruajte në vete kujtimet e ëndrrave,
Për pak liri.
Edhe atëherë kur shekujt ta vodhën këngën
Sot ta ruaj në secilin varg shqip
Bashkë me emrin tënd mike
Dhe ta fali këngën ma te bukur more.
jem
Një ditë me lutjet tona po nisemi
Pak uratë marrim nga zotat tonë
Dhe ecim cep me cep Çamërisë
Bashkë me flamurin kuq e zi.
Bashkë me atdheun do të jemi te ti
Ah, po vi me kujtimet e burgut njëqind vjet, pa liri
Edhe me kujtimet njëqind vjet Shqipëri
Tek sa shkruaj vargun tim.
Në dritare të shoh këndej grilave të burgut
Tani më je si maestro vargu a bohem të quaj
Për rrënjë poezie që ti di të thurë
O varg o varg o ëndërr lirie.
Eh sa dashuri fale, sa mall e zjarr
Ti fytyrëqeshura ime e vargjeve çame
U ngrite në Kala si feniks u bëre
Për të vetmin atdhe të bashkuar shqip.
Si dikur kur isha iliropellazg në tokën amë
Ku isha zot e mbret vetë
Denbabaden isha Iliri
Edhe para djallit isha,o sa herë luftove.
Me secilin që e takova dje e sot,
As nuk vdiqe sa herë të vranë.
Para atdheut e flijove trup e shpirt
Nëntëdhjetë e nëntë plagët ia more.
Për të vetmen liri Shqipërie .
.
Sonte, jo, nuk ishte ëndërr
Takim vargjesh a poetësh
Siç takoheshin nëpër secilin cep Shqipërie
Eh, rrënjë e fortë je ti, oj mike.
Hyre vargut tim e mbete mike shkuar mikës
Për atë fjalë që ma fale shqip
Ti maestro e vargut të thënë
Si pulëbardhë e lirë deti.
Që u bëre ëndërr e varg
I kthyer në puhi e aromë pranvere
Pak fjalë zemre të mora sonte
Ta bashkoj me vargun e udhëtimit tim.
Drejt hyjnive për t’u bërë ylber shumëngjyrësh
Buzëqeshjeve të falura të shpirtit tim
Sonte e ngritëm nga një gotë verë Çamërie
Për ty e miken time çame
Në një varg të vetëm lartësie
Si dritë e rritë e atdheut tim.
Kujtoj ëndrrën tënde si dritare burgu
Si liri atdheu, si shqipe mali
Në Shqiponjë u ngrite e në flamur
Ndërtove kalanë e shqipeve.
Sonte u çmalla me fjalën tënde
U bëra varg poetësh, për një ditë
U bëra edhe shekull kujtimesh.