Thëllëzë e gurit të thatë (Lirikë)
thëllëzë e gurit të thatë
më tërbojnë nazet e tua
afrou mo më rri larg
as e sheh sa shumë të dua
zëri yt më drithëron
sa i bukur sa i ëmbël
më bënë të fluturoj
më pikon mu në zemër
thëllëzë e bukur thëllëzë
lindur dhe rritur në male
më lërë të përqafoj
të nxier të shkretin mall
kur do vijë ajo ditë
të shlodhesh mbi krahët e mija.
faqet ti ledhatoj
nga zjarri nga dashuria