Me poeten”Gjeorgjina Kapaj “

Mund të jetë një imazh i duke buzëqeshur

Këshillë për jetën !
Në jetë lashë shumë fjalë të pathëna ndonjëherë
Para lumturisë s’munda ta hiqja vallen e këngën
Në lumin e rrëmbyer që dita e nata më sjell
Ruajta urtësinë butësinë e shpalosa ëndrrën
I dhashë mërzitjen bregut të detit me palë vale.
I kërkova të më vinin me pëllumba postjerë.
I lidha një fjongo në këmbë e i nisa mbi oqeane
U ndala ballë menduar në një varg e liqen
Te foletë e zogjve për ndihmë ndalova
Në lëndina shumë herë ecja me nxitim.
Mblidhja lule dele me duar të ngrohta.
I vendosja në vazo kristal mbi tavolinë.
Nga ferra del trëndafili të vjetrit thonë
Teksa mblidhja manushaqe si fëmijë
Gjithë shtëpia të mbushej me aromë
Çdo zgjedhje që bëra sikur merrte arratinë.
Gjeorgjina Kapaj
Athinë 22/10/2026
“””””””””””

Heshtja më bën shoqëri
Heshtja më vjen si shoqe e mirë
Më rri pranë e netëve e më flet.
era më sjell lajme në zemrën e brishtë,
hëna më ndez një dritë mbi çdo re.
Qielli më bëhet një fletë për shkrim,
dhe shiu mbi të hedh bojën e vet.
unë mbledh në shpirt botën pa mbarim,
si retë kur derdhen mbi tokën në jetë.
Cicërimat vijnë me krahë të shkruar,
Më zgjojnë kujtime të fshehura në gji.
Si zogj janë kthyer duke kënduar,
Për të më bërë shoqëri në këtë vetmi.
Më vijnë balada nga koha që la gjurmë,
Si film në ekran, me ngjyra e me gjelbërim
Zemra më çelet, e përflakur, e butë
si lulja begonjë në mëngjes të dlirë.
Poezia më rri pranë, më bën shoqëri.
Më merr për dore e më çon nëpër fjalë.
Kur nis të shkruaj, më lind një melodi.
Vargjet më vijnë si zogj mbi një valë.
Të bukura a jo, s’dua t’i gjykoj,
Le t’i marrë era e le t’i shpërndajë,
Se fjalët që lindin, unë dua t’i dëgjoj,
Edhe kur në heshtje më bëjnë të qaj.
Sytë ndonjëherë më lotojnë si krua,
Lotët mbi faqe rrëshqasin ngadalë,
Bien mbi jastëkun ku shpirti rri zgjuar,
Mbajnë në heshtje një fjalë pa fjalë.
Në rrugë vajzat lozonjare kalojnë,
Me sytë nga larg presin dashurinë,
Të dashurit e tyre me mall i kujtojnë,
Gjeorgjina Kapaj
Athinë 14 /10 /2026
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.