Pershendetje miqte e mi
Kam nderin te pershendes nga thellesia e zemres time Zotin Ahmet Musta qe me dedikoji kete artikull me kaq respekt dhe me shume vlere per mua personalisht dhe ndihem shume, teper krenare dhe e emocinuar sidomos kur shoh dhe degjoj nga motrat dhe vellezerit e mi shqiptare shume e shume artikuj te ndryshme dedikuar artisteve qe jetojne neper bote me talentet e ndyshme te tyret, duke ngritur vlerat e kombit tone..
Ju falenderoj nga zemra i nderuar dhe zoti ju bekofte
ENKELEDA KOSOVA
ARTISTJA E MADHE SHQIPTARE, QE PERFAQESON DENJESISHT KOMBIN SHQIPTAR NE BOTE!
E promovuar ne Itali, por fatkeqesisht jo aq shume ne vendlindjen e saj, Shqiperi!
E lindur ne Shqiperi (me mbiemrin e saj perfshin edhe Kosoven, qe po aq shume e ka per zemer), emigroi ne Itali rreth 20 vjet me pare, kur ishte ende e vogel.
Por me nje enderr te madhe, per tu bere nje aktore e famshme, siç eshte sot.
Me pune te palodhur, me talentin e lindur, perfundoi dy akademi europiane, dy mastera, dhjetera seminare etj., dhe nga viti 2011 debuton me sukses te paimagjinueshem ne fushen e kinematografise, modes e recitimit.
Fituese e shume çmimeve si: Mis kinemaja 2018; çmimin special te karrieres si aktorja e festivalit te kinemase ne Sezze 2019; çmimin Oskar si me e mira aktore shqiptare ne Itali; Titullin e larte Pegasian ” Aktore e filmit e vitit 2019″ etj., e bejne artisten ENKELEDA KOSOVA, si nje nga perfaqesueset me te denja te kultures dhe artit shqiptar ne bote.
Shkrimtari dhe poeti H.Taka ne opinionin e Tij (Google) shprehet:
” Kombi yne gjithmone ka patur femra te mirnjohura…deri nga fundi shek.XX mund te permendim sipas epokave historike, Teuten, Bubulinen, Dora D’Istrian, Nene Terezen; dhe duke vazhduar ne kohen e sotme permend sopranot I. Mula e E. Jaho; kengetaret R. Ora, D. Lipa e B. Rexha; aktoret E.Dushku e A. Dobroshi; modelet E.Zari, E.Çunmulaj, V.Zeneli…dhe me poshte vazhdon:
Eshte kenaqesi e veçante te shkruash per artisten e madhe shqiptare, Enkeleda Kosova!
Ndersa Prof. Dr. M. Musai ne nje opinion me Titull:
ENKELEDA KOSOVA
MBRETERESHA E ARTIT DHE KULTURES SHQIPTARE
thekson: ” Te gjithe ne gezohemi qe midis Europes kemi nje ambasadore te kultures tone kombetare, Enkeleda Kosoven, ashtu siç kemi I. Kadarene. Dhe me poshte vazhdon:
“Ti Je bukuria dhe mençuria e veçante artistike. Ti Je vlere e kombit shqiptar, si Nene Tereza, Dora D’Istria, Elena Gjika, Nora Kelmendi etj.
Duke mos qene kritik arti, nuk eshte ky qellimi i dedikimit tim te sotshem per artisten e madhe shqiptare, Enkeleda Kosova!
Jo dhe Jo!
Me vlerat e saj artistike jane marre dhe merren studiot dhe revistat prestigjioze italiane dhe me gjere.
Une doja te shtoja pak fjale per anen tjeter te medaljes:
ENKELEDA-NJERI!
Enderrimtare si femije (me dallimin se te gjitha enderrat i kthen ne realitet), e thjeshte pertej te zakonshmes, e sinqerte dhe e ndjeshme deri ne madheshti, me nje sjellje per tu patur zili, njeri me zemer te madhe e shume bujare, qe mendon vetem te beje mire. Ndersa dashurine qe ka per Shqiperine e shqiptaret kudo qe jane, nuk matet dot me fjale!
Kur prezantuesit italiane thone:
Çmimin X e fiton aktorja ME ORIGJINE SHQIPTARE…veç ta shihni si i ndrijne syte Ledes tone te dashur!
Pa folur per perpjekjet dhe kembenguljen e saj titanike per te ndihmuar emigrantet dhe shqiptaret kudo ne bote! Dhe e ben si askush tjeter! Ndoshta kjo e veçon nga te gjithe artistet e tjere shqiptare neper bote!
Rasti me kuptimplote eshte ai i dy diteve me pare, ku na bente thirrje per tu lidhur me tv-shqiptare per te sensibilizuar e zgjidhur problemet e shumta te emigranteve shqiptare. Beteje qe vazhdoi deri ne oret e vona te pas mesnates! Dhe te mendosh se te nesermen duhej te ishte ne shesh xhirim!
Ne mbyllje, duke ditur dashurine e madhe qe ke per vendlindjen Tende, Shqiperine dhe per shqiptaret kudo ne bote, te bej thirrje publike, Ty, e dashur artiste E. Kosova, qe me kembenguljen qe te karakterizon, “Detyroji” producentet dhe regjisoret italiane, te realizojne nje film ne Shqiperi, ku protagoniste kryesore te Jesh Ti!
Dhe kam bindjen se thirrja ime (jone) do realizohet!
Faleminderit artistja e madhe shqiptare, Enkeleda Kosova!