17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Shaqe Gjini

Thjeshtesi sa shum te dua

Je e vetmja per tu kopjuar

Plot ndjenj dhe shum miresi

Vite te tera me ty kam ren dashni

…………………………………………….

E pershkruaj bukur vehten

Si nuk mesova cesht urrejtja

As djallezin, dhe as zilin

Kjo jam un, e sbehem tjeter njeri

……………………………………….

Nuk kam goj te te mallkoj

Nuk kam zemer qe te keqija te uroj

Nuk kam shpirt te te urrej

Dhe pse e meriton, une te keqen te ta bej

………………………………………………..

Dhe pse mir une kte e di

Nuk kam shpirt per djallezi

Sot fiton djalli i zi

I thjeshti vuan per te dhen miresi

……………………………………….

Nuk ka Problem qe nuk vleresohem

Esht nje bari qe me mbron

Dhe pse zemra me lendohet

Kur thjeshtesin sma do njeri.

……..@Shaqe Gjini @……
.Dashuro pa djallezi………
Dashuro pa kushte, per ate qe ndjen
Mos e vrit me fjal, por behu tolerant
E bukur esht dashuria porsi trendafili
Aromen e ka te rradh, shum gjemba per te shpuar
………………………………………………
Nuk quhet dashuri, kur ne mes vendos kushte
Esht vetem nje kaprico qe doje te permbushje
Nese nuk di te ndash,dashurin nga fiksimi
Gezoju budallikut, kapricos dhe tristimit
………………………………………………………..
Te vezhgoj nga larg, dhe pse ti sme sheh
Dashuria ime, me per ty sdo jet
Perse duhet te dua kur vec per vehte mendon
Je porsi pema qe kokerra nuk leshon
………………………………………………………….
Dashurit e medha, te bukura gjithmon mbeten
Ato duhen falur, me shpirt e me zemer
Kur ti me imponim cdo gje e kerkon
Ajo sesht dashuri, por vetem skizofreni
……………………………………………………..
Perse u bem keshtu ,pa ndjenja e zemer
Cna mungon vall, te duam dhe te marim
Nuk besoj te jet koha ajo qe na ka harbuar
Jeten ne dor e kemi ne, per te dashuruar
……………………………………………………………
Ne ket natyr te bukur ,mbushur me njerzllek
Kapur dor per dore, rinia e pleq plot
Nuk flasin me ze, por vetem me shikim
Kjo esht dashuri,pa kushte vetem sinqeritet.

…………@Shaqe Gjini@……

Sa mall…
Sa mall kemi per pak njerzellek
Sa shum nevoj kemi per sinqeritet
Sa shum duam qe te na duan
Sa shum vuajtje ka ne realitet
………………………………………………….
Vall cpo ndodh keshtu ne jeten tone
Dhe sa do vazhdoj kjo bot djallezore
A mund te jetohet pa njerzellik
Shum jarg te leshuara goja juaj
………………………………………………
Perse vall si kallkan u bem
Cfar ndryshoi per njerezin
Shtypet, vritet si cdo dit
Ska njerzellek kete po e dim
…………………………………………….
Neper cepa futur, fshihesh
Ball per ball ti nuk del
Vritesh naten, qahesh diten
Nga i vetmi emer djall
……………………………………….
Frymemarrja me veshtiresohet
Kur degjoj, shum tragjedi
Ngrihet Baba dhunon vajzen
E gjall dua te futem ne dhe
………………………………………..
Nuk e dim, ke te besojm
Dita dites cfar spo degjojm
Perse vall njerzia po shuhet
Perendia keshtu sna ka gatuar.

…….@Shaqe Gjini@…..

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.