Nëpër rrugët kalldrëm të Prizrenit
Më shumë se 100 vjet më parë
Ecte mbi gurët të larë me gjak
Rilindja jonë e Madhe Kombëtare
Ecnin mbi gurët drejt këtij Sheshi
Nga të gjithë trojet shqiptare
Ata që do t’i tregonin Evropës
Rrezatimin e Shpatës së zjarrtë
Më shumë se 100 vjet më parë
Këtu në këtë Shtëpi të Lidhjes
U vulos Besëlidhja Shqiptare
Të mbronte trojet nga gërshërët
e padrejtësisë