Shkrur nga AKADEMIK”Xhelal Marku “

Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone

NJË TAKIM I BUKUR E MBRESËLËNËS NDËRKOMBËTAR PËR LETËRSINË DHE ARTET NË TIRANË.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Ishte kënaqësi për mua, të merrja pjesë si i ftuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, në një event ndërkombëtar dyditor, në datat 11 – 12 tetor 2026, të titulluar: “DITËT LETRARE DHE TAKIMI I SHKRIMTARËVE SPANJOLLË & SHQIPTARË”, të organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA) në bashkëpunim me Ambasadën Spanjolle në Shqipëri. Takimi u zhvillua në një nga sallat më të bukura të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea” në Tiranë, të rikonstruktuar mjeshtërisht, ku qysh në hyrje të saj, me këtë rast, ishte organizuar edhe një minipanair, me libra të shkrimtarëve spanjollë të përkthyer në gjuhën shqipe. Në këtë veprimtari, merrnin pjesë shkrimtarë shqiptarë dhe spanjollë, përkthyes të gjuhës spanjolle, studiues dhe kritikë letrarë, etj. Merrnin pjesë gjithashtu edhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, poeti dhe studiuesi i njohur – Dr. Mujo Buçpapaj dhe Ambasadori i Spanjës në Shqipëri – z. Gabriel Cremades Ventura.
Potrebbe essere un'immagine raffigurante cappello
Takimin e hapi koordinatori, shkrimtari dhe përkthyesi – Namik Dokle, i cili foli mbi rëndësinë e kësaj veprimtarie të përbashkët, që do t`i shërbejë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit në fushën e letërsisë e të arteve, nëpërmjet shkëmbimit të përvojave letrare dhe njohjes së ndërsjelltë të kulturave të dy vendeve tona. Më pas, takimin e përshëndeti Ambasadori spanjoll në Shqipëri, z. Gabriel Cremades Ventura, ku theksoi se veprimtari të tilla kulturore, janë një kontribut i çmuar në promovimin e letërsisë, në afrimin e shkrimtarëve shqiptarë dhe spanjollë, si dhe në pasurimin e dialogut kulturor ndërmjet dy popujve tanë.Nessuna descrizione della foto disponibile.
Në këtë event, përshëndeti pjesëmarrësit edhe Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Dr. Mujo Buçpapaj, i cili tha: “Takime të tilla, ndërmjet letërsive, nuk janë thjeshtë veprimtari të shkëmbimit kulturor, pasi ato përbëjnë hapësira të privilegjuara të njohjes së ndërsjelltë, ku gjuhët, përvojat historike dhe vetëdijet estetike, hyjnë në një marrëdhënie dialoguese. Kjo ndodh pasi letërsia, përtej funksionit të saj artistik, është edhe një formë e epërme e kujtesës kolektive, është një arkiv i ndjeshmërisë njerëzore, si dhe një nga mënyrat më të qëndrueshme, përmes të cilave një popull, artikulon identitetin e vet dhe komunikon me botën”.
Gjatë veprimtarisë dyditore, folën edhe shkrimtarë e artistë, si dhe kritikë letrarë shqiptarë e spanjollë, të cilët theksuan se letërsia dhe përkthimi, ishin dhe mbeten ura të rëndësishme të komunikimt, të mirëkuptimit dhe të miqësisë ndërmjet kulturave edhe për të ardhmen. Shkrimtari i njohur i letërsisë shqipe – Rudolf Marku, në fjalën e tij përshëndetëse, tha: “Lexuesit shqiptarë i njohin prej kohësh, shkrimtarët e shquar spanjollë, njohin dhe shumë nga personazhet, që trajtojnë ata, por në kushtet e sotme, krahas bashkëpunimit, letërsia bashkëkohore shqipe, kërkon të shqyrtojmë jo vetëm transformimet estetike dhe shumëllojshmërinë e prirjeve krijuese, por edhe marrëdhëniet e letërsisë tonë me diasporën, me traditën dhe me proceset e integrimit në kulturën letrare europiane ”.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.