Shkruar g poetja dhe shkimtaij”Kumrie Avdyl “

Kumrie Avdyl ShalaNessuna descrizione della foto disponibile.

Në Pejë u promovuan dhjetë libra me poezi te profe. dr. Indira Avdyl Hoxhës
Në sallën e Kuvendit në Pejë, sot, më 18.10.2026, u mbajt promovimi i dhjetë librave të prof. dr. Indira Avdyl Hoxhës.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Duke vlerësuar veprimtarinë dhe kontributin e saj të çmuar, salla ishte e mbushur plot me intelektualë, poetë dhe shkrimtarë nga Tropoja, Tirana, Shkodra, SHBA-ja, Skandinavia, si dhe bashkatdhetarë nga diaspora në Gjermani, Zvicër e vende të tjera.Potrebbe essere un'immagine raffigurante una o più persone e testo
Të pranishëm ishin gjithashtu shumë poetë dhe profesorë të artit, kulturës dhe letërsisë nga qytetet e Kosovës.
Për biografinë, veprimtarinë dhe punën e prof. dr. Indira Hoxhës në fushën e kulturës dhe shkencës folën veprimtarë, shkrimtarë, përfaqësues institucionalë nga komunat e Kosovës. Në pamundësi për të marrë pjesë, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i kishte dërguar një telegram përshëndetës. Mesazhe përshëndetëse i kishin dërguar edhe shumë mikesha të saja nga diaspora.
Prof. dr. Indira Hoxha i falënderoi të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe përkrahjen, duke bërë të ditur se së shpejti do të botojë një libër shkencor kushtuar trashëgimisë kulturore për rolin e odave të burrave në mbarë Kosovës.
Nën moderimin e zonjës Anila Kodra, e cila e drejtoi veprimtarinë me profesionalizëm dhe me një zë brilant, promovimi u përmbyll në një atmosferë të veçantë, nën tingujt e fyellit dhe me recitimin e disa poezive nga librat e autores, dr. Indira Hoxha.Potrebbe essere un'immagine raffigurante testo
Në fund të këtij aktiviteti kulturor u shtrua edhe një koktej, si shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për të gjithë pjesëmarrësit në promovimin e librave të prof. dr. Indira Hoxhë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.