BISHTI I QENIT…!
Qentë hanë bukë në një sahan,
dhëmbët njeri – tjetrit hanë!
Të ngërsyer në uri
si një bushtër në (kluvi) kafaz!
Si një bushtër që veç len,
bishtin ngre përpjetë për qen’!
Se një fjalë kot nuk e thotë
Bishti i qenit, s’ndryshon dot….!
Rrëmbej sytë e tu,
si të qiellit univers…!
Ashtu si çdo ditë lind Dielli
tek ty, kokën e mbështes!
Rrëmbej sytë e tu,
si e natës Hënë!
Aty ku yjet në heshtje
shpresës, ëndrrat ja kanë lënë…!
PUHIZË MAGJIE…!
Sot është ftohtë
shumë më mungon,
dhe zjarri i vatrës
oxhakun sundon…!
Sot është ftohtë
dhe qielli ka ngrirë,
mendimet pranë vatrës
flaka ka përpirë…!
Sot si kurrë herë tjetër
një pluhur magjik,
mu fut në zemër
e më ngrohu shpirt..!
Sot si asnjëherë
një zanë mbi krye,
më shëndrroj në flutur
me pluhur, magjie!
Irena Hoxha