22.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Nehat Jahiu

 

SA MË LARG PARTITË POLITIKE NGA UÇK- JA

 

Janë shumë gjëra që nuk mund të i kapërdish. Ka kohë që disa nuk munden apo nuk duan të e ndajnë shapin nga shqeri. Një gjë e tillë bëhet vetëm e vetëm për intrese personale dhe grupore dhe për asgjë tjetër. Sa herë që afrohen zgjedhjet parlamentare apo ato komunale fillojnë udhëheqësit e partive politike të e përmendin Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare duke mos menduar asnjëherë se kjo ushtri as që ka lindur dhe as që është e ndonjë partie politike. Asnjë ushtar nuk ka dalur në luftë dhe nuk ka luftuar për ndonjë subjekt politik. Duke e ditur vlerën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që 19 vite rresht  udhëheqësit e partive politike thirren në emrin e kësaj ushtrie të lavdishme për të grumbulluar sa më shumë vota në kutitë e tyre për të ardhur në pushtet. Unë në të shumtën e rasteve kam shprehur mendimin tim dhe edhe sot qëndroj në të njejtin mendim se partitë politike nuk kanë pse të identifikohen me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë Veriore, sepse Ushtria Çlirimtare Kombëtare nuk ka asgjë të përbashkët me partitë politike nga ajo ditë që ka kryre misionin e vet kjo ushtri. Unë nuk e di se si nuk i mbulon turpi të gjithë udhëheqësit e partive politike të thirren akoma në emër të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kur dihet shumë mirë se të gjithë janë duke vrapuar për poste dhe kapjen e pushtetit dhe as që ju ka intresuar për shumë ushtarë të kësaj ushtrie ku gjenden dhe në çfarë në kushte jetojnë ata dhe familjet e tyre. Sa i kanë afruar atyre ndonjë vend të mirë pune, por ka ndodhur e kundërta kanë punësuar dhe kanë avancuar njerëz të cilët e kanë sharë këtë ushtri bijat dhe bijtë më të dashur të kësaj ushtrie. Emri i tyre akoma përdoret vetëm në kohën e zgjedhjeve dhe asnjëherë tjetër. Sa e sa ushtar të kësaj ushtrie kanë mbetur në harresë dhe kërkojnë lëmoshë për një vend pune nga ca maskarenj që nga dalja në skenë e kësaj ushtrie për të luftuar me lloj- lloj etiketimesh i kanë etiketuar, i kanë përbuzur , i kanë nënçmuar dhe pa fije turpi sa herë që të vijnë zgjedhjet brohorisin UÇK, UÇK, UÇK! Ky është një absurd mbi absurdet dhe një turp i turpit që nuk mund të kapërdihet.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.