22.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Erinda Bendo

Morali modern i Shqipërisë aktuale!

Ç’ësht morali në shoqërinë maskiliste të sotme?

Ç’janë vlerat?

Asgjë!

Përse shërbejnë?

Për asgjë!

Sot , me kohët që kanë ardhur meshkujt po martohen me një femër qe i leverdis.

Të tipit: ose e trashë, ose e ndershme pēr sytë e familjes, ose me lek që t ketë shtëpi e katandi, e njejta gjë edhe femrat. Ama pa dashuri, përditë e më shumë pa dashuri . Pa zjarr, pa mall, pa ndjenjë, pa lot, pa besim .

Thjesht filma… filma që aktrojnë robotat e shkojnë nga i çon era! Dhe kështu është bërë 80%. Mbijetesë!

Dhe pas martese janë të gjithë si një lëmsh.. si një top lemshi…

Sepse burrin apo gruan me letra e kanë për opinion dhe gjatë gjithë jetes mbeten rrugëve: në kërkim të përmbushjes së boshllëqeve, në kërkim të ëndrrave të humbur a, në kërkim të dikuj që për nga tipi, pēr nga zëri, për nga trupi, për nga shikimi, pēr nga manierat, për nga ndonjë talent apo cilësi e karakterit, për nga emri, profesioni, lagjia ku e ka shtëpinë mbase ose vendi ku ka ndejtë, i kujton…. dikë!

Ish-burrin, ish-gruan, ish të dashurin,, ish dashurinë e parë… apo një miks I të gjithave.. derisa sa kthehen në fund te gruaja/ burri sepse në fund të fundit në pleqëri si don më askush!

Është kaq e thjeshtë!

Kaq e thjeshtë sot .

Jemi ne romantikët e pashpresë që kërkojmë ndjenja, harmoni, zjarr ,pasion dhe vlera të tjera morale ende!! Dhe ngjajmë kaq jashtë mode, jashtë sistemi.

Gjë që të detyron të shtrëngosh e të rrokesh fort pas vetës vetëm shumë pak njerëz që mund të kesh përzemër dhe të lësh jashtë të gjithë pjesën tjetër të atyre që s’përkojnë me vlerat e tua. Duke vënë si  një etalon, si një standart përkushtimin e përditshëm , thjeshtësinë dhe çiltërsinë e shpirtit! Me këto s’bëj  kompromise dhe e tillë do jem sa të kem frymë!

E përfund po citoj veç Lazgushin i cili qe j pari që ka fol në prizmin der diku filozofik për dashurinë ndër gjithë shkrimtarët shqiptar. Ai që shpiku tri “shtyllat” e dashurisë. Duke e quajtur partneren motër, shoqe, e dashur. E para është humanistja, njerëzorja e familjariteti. E dyta përputhja e të ndjerit mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit, përputhshmëria në mendime, në mentalitet, në nivel të përafērt ekonomik, der diku intelektual etj. Dhe e treta, e dashur pra pasioni, malli, nevojat biologjike të cilat janë jo më pak të rëndësishme se dy të parat!

E.B

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.