17.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Marjeta Shatro Rrapaj

 

Dita e re

No photo description available.

Një ëngjëll i bardhë,
vjen agimit me rrezen e parë.
Nuk më thotë asnjë fjalë,
më prek lehtë në ballë,
me shikimin e ngrohtë më zgjon.
Skuqem nga turpi
e fshihem nën çarçaf
si hëna pas pëlhurës së reve.
Zgjat kokën ta përshëndet,
zhduket nga sytë në çast,
kurse dita e re më pret
me këngën e zogjve
e unë e takoj me buzën në gaz
e kështu vazhdoj udhëtimin e përditshëm
me dëshira, mendime e ëndrra
që duhet t’i realizoj patjetër.
Marjeta Shatro Rrapaj
Qartësi
Njeriu rend me kohën
e koha rend pas tij,
bisedojnë së bashku
në një gjuhë që veç ata e dinë.
Mirëkuptohen shpesh,
keqkuptohen vazhdimisht
e rrufetë e inatit ua djegin miqësinë,
ndaj të zemëruar ndryshojnë drejtim.
Po jeta vazhdon,
vdesin edhe mëritë
se harresa e fshin çdo kujtim
e në mbarim të kohës
njeriu e sheh më qartë jetën e tij .

Marjeta Shatro Rrapaj

Nerthus
Nel mio profondo
dorme un mondo di sogni
dove Io fatina cambio l’esistenza con la bacheta magica
esaudisco desideri impossibili
della realtà grigia
e vestita di misteri
canto nel vento

Sono benedetta Nerthus!

Nerthus
 
Thellë brenda meje
fshihet një botë përrallash,
ku unë fatsjellësja ndryshoj gjithë botën me shkopin magjik.
Realizoj dëshirat e pamundura
të realitetit grishtë
dhe veshur plot mister
këndoj këngën e erës.
Jam Nerthus e bekuar!
***
Esisto
In quei spazi dove nubi si poggiano ai orizonti
Fino a sciogliersi
come carovane perdute nel deserto
E dopo
un ombra rimasta nella memoria ingiallita
nella lapide del tempo
raccontata
come una vecchia storia
 
***
 
Ekzistoj,
në atë hapësirë, ku retë pluskojnë horizontit ngadalë,
gjer në tretjen e tyre,
si karvanët humbur shkretëtirës.
Më pas,
një hije e mbetur limontisë kujtesë
zverdhur memorialit kohë
e rrëfyer,
si një histori e ndodhur dikur…
La felicità
La felicità
quell sermone spalmato sulla pelle
quell desiderio nascosto
che porta l’essenza dell anima
E attimo
o illusione desiderosa di carne
dal color rosa
impazzito del tutto
E dopo
ritornato in se
in una lacrima persa
Per lui
Per qualcuno
per la vita che silenziosa dorme.
Lumturia
 
Lumturia,
ky psalt fërgëlluar nën lëkurë,
kjo dëshirë e fshejtë,
që vlagun e shpirtit mbart
është çast,
apo iluzin që trupin miklon,
në ngjyra rozë
harbimit pa fund
e më pas,
rrotulluar vetes,
pafajësisë qenie
lotit që dhimbjes pikon,
për atë,
për dikë,
për jetën që parkut të heshtur fle.
Splendore
Meglio non parlare dei segni del vento
tatuati nel bosco oscuro
Neanche per la tempesta che svestiva gli alberi
giocando con il dolore
fino al oblio
Parliamo del sole splendente al mattino
come veste il colore dei occhi
E porta solo splendore!
Shkëlqim
 
Më mirë të mos flasim për gjurmët e erës,
mbetur tauazh në të errtin pyll,
as për stuhitë që pemët i zhveshi
gjer në dhimbje
gjer në harrim,
të flasim për diellin, si lind në agim,
si vesh ngjyrat e syve
dhe sjell veç shkëlqim!
Ci sono attimi
Ci sono attimi
che l’anima si perde tremante
nei infiniti spazzi griggi
Quadrati chiusi di memoria
allineando i confini chiusi.
Perduto nel silenzio
i pensieri si annodano.
Le lacrime imitano la pioggia
dentro pastelli d’autunno.
I miei attimi di piombo
Caos di sere con luna spenta
Navi con vele al vento
emigrano sempre più in là.
Ka çaste
 
Ka çaste,
kur shpirti im humbet regëtimë
në të tjera sfonde gri,
kuadrate të mbyllura kujtese
vijëzime që kufijtë i mbyll.
Zhytur në heshtjen e thellë,
aty ku mendimet bëhen nyjë.
Të pavullnetshmet lotë pikojnë,
si shiu, vjeshtës përdëllim.
Çastet e mia të plumbta
kaos në mbrëmjet pa hënë,
anije me vela të ngritura

shtegtuar përherë e më larg!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.