Jeta nuk është thjesht nocion.

“””””””””””””””””””””””””'””'””””””””””””””””””
Perëndia pëshpëriti..
Një sekret më tha në vesh,
Ndille në se s’të thërriti..
Jeta ka buzë ..buzëqesh..
Kush ka mbjellë edhe do korri,
Kush ka lindur do të vdesë,
Kush ka vjell dhe të keq nxori,
Ta dijë djalli.. do ta presë..
Kush nuk di të mbjellë një “farë”
Lule shpirtit pranverore,
Për parajsën bëhet garë..
Shkon kush ka zemër diellore.
Jeta nuk është thjesht nocion,
Ti shmangesh mos u përpiq,
Vdekja s’është veç iluzion,
në t’hedh prang, hallkën t’i hiq.
Mbroi ëndrrat çdo dëshirë..
Shih me këndvështrimin tënd,
Thith nektar e eliksirë,
Rro e mos u bëj pishmënd.
Zoti të dha trup e mëndje,
Vishe – zhvishe ngelet trup,
pesho fjalë jo me hamendje,
Shih ligësin .. diçka që krup…
( E pështjell) ..e ( egërsirë..)
Që vret shpresat ,dashuri,
Prej flakë gjuhe djeg të mirë,
Shuan qelizat në njeri.
Porsi një zog nëpër duar,
Si sytë mba emrin e saj,
Duaje sa s’është larguar
Të iku ..mos qaj pastaj..
Mos e trëmb të fluturojë..
Qiejve erë me suferinë,
Fati s’del përherë njësoj,
Çel kur ka pranë dashurinë.
Se me jetën është mish-thua,
Lind binjake, e pa të vdesë,
Rrjedhin dyshe si ujë krua,
Veç e veç thikë me dy presë.
Flas, për dashurinë njerëzore,
Jo atë erotiki ..
Sigurisht ajo eprore ..
Por ,më parë të jesh njeri.
Prej floriri ç’ porositi.. (Zoti)
I mbani në vesh si vath..
Labirint shpirtit t’ju ndriti..
Jetë si lulet në livadh.