14.5 C
Tiranë
E shtunë, 14 Mars 2026

AGIM DESKU

Cikel poetik nga Antologji agimiane-AGIM DESKU

 

NJË NATË VARGU

Mikes së mikut tim Lanit

 

Një natë ajo me Lanin

Unë me vargun ngritëm dolli

Afër kalasë ku rrinë zanat n’Vushtrri

Folem për kohën e shejtë të çlirimtarëve

 

Folem pa dorëza sikur të ishim pa një shekull

Shëtitem brigjeve të Lumit të Bardhë

Pimë ujë t’Cemit e hymë n’Kullë t’Oso Kukës

 

I thamë mendimet deri n’kufi t’shpirtit

Ku rëndojnë plagët e Çamërisë sonë

Një gjysmë Shqipni e kemi me dhembje

Për lirinë pa kufi ndarjesh folem të tre

 

Një natë më e bukura natë që s’kthehet ma

Në shpirtin tënd e paske pas shpirtin e Lanit

E di je luanesha e vargut të mikut tim

 

Ah vdekja nuk të takon ty as poetit

Takimin e sërishem do ta bëjmë prapë aty

Tani me gotën për librin tënd të dashnisë

Do e ngritim tërë poetë e Dardanisë deri n’Çamëri

 

E di je lodhë nga fytyrat e shumta të tradhtisë

Ike për mos më u pa kurrë ma më këta demonë

Mbete një luftëtare e shejtë e adheut tonë.

 

QERPIKËT T’U BËNË MUZE

 

S’ke faj që ike në legjendat e dragojve

Koha për t’u bë mbretëreshë shqipesh

Mbeti në qerpikun tënd Ajkunë

Sërish duhet të rikthehesh n’dyluftim

 

Në muze mbete ti e dashuria prekaziane

Besova së do t’i rezistoj sëcilës Saharë

Edhe akullnajave të Antartikut

S’ka thellësi Titaniku që të mbanë

 

Asnjë natë s’kanë bërë gjumë piktorët

T’ia marrin ngjyrat më të bukura ylberit

Duan në çerpikët tuaj ta shohin veten

T’i njohin më mirë dashuritë venedikiane

 

Vdekja nuk të takon ty Ajkunë as Ernes

Kam më e mbajtë fjalën për më ju urue

Më fluturue me pulëbardhat e agimeve

T’bëj be më askë fjalë s’kam me ndërrue.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.