
NËNOKE

, SHPIRTI JUAJ JETON

SI HYJNESHË E DASHURISË!

(Brengë e pashërueshme…)
Më peshon shumë kjo brengë për Nënën…
Kur fola me të, pesë ditë më parë,
me atë ikonë të mirësisë e dashurisë,
më tha: «Dua të vij, më ka marrë malli shumë…»
Unë i thashë: «Me 10 Nëntor do të vish, Nënoke, tek unë!»
Do të vinit, sepse kishim gjashtëmujorin mortor,
të Benit tim, që do ta përkujtonim më 10 Nëntor.
Kurrë nuk e mendova se do t’ju humbisja,
Nënoke, zemra ime!
Por atë 10 Nëntor do të përcillnim ty në amshim,
o Mbretëresha e jetës sime!
Sa e pabesë, sa e hidhur qenka jeta,
ç’të mendosh e të shpresosh, jo gjithmonë del e vërteta.
Edhe sikur të kesh gjithë pasurinë e botës,
nuk mund të blesh me para jetën e njerëzve të zemrës.
Sa shumë plagë në shpirt, që nuk kanë shërim,
dy pjesëtarë të familjes, për gjashtë muaj ikën në amshim.
Ditëlindjet festohen për njerëzit e zemrës,
por vdekja nuk lajmëron…
Brengë e përjetshme mbetet humbja e Nënës.
Bija juaj tashmë lutet, të preheni në Xhenet!
Parajsë ishte shpirti yt, Mbretëresha e shtëpisë.
Ju ishit tempulli i faljes, shpresa dhe mirësia,
Nënoke, shpirti juaj jeton
si Hyjneshë e Dashurisë!

Me mall, dashuri dhe dhimbje të pashërueshme.

Bija juaj, Zamira Abdulli Korançe


11.11.2026
“””””””””””””””””””””””””””””””
KATËR SHPIRTRA TË SHENJTË – MBRETËRITË E ZEMRËS SIME

Katër dashuritë e jetës sime,

1. Bashkim Abdulli

Vdiq

me 16.12.2020

( Vëllai

Princi im)


2. Tahir Abdulli,

Vdiq

me 16.02.2021

(Babai

Mbreti jetës time)


3. Arben Korançe,

Vdiq

me 10.05.2026 (Bashkëshorti im Mbreti Baba i dy djemve të mi)


4. Reme Abdulli,

Vdiq

u varros me 10.11.2026-të (Nëna

Mbretëresha e gjithë Qenjes time)

Ju

në 6 vjet

4 pjestar familjarë

të familjes

nga sytë,
Por kurrë, si humba nga zemra , sa të kemi jetë

.
Sa të jem gjallë, do të jetojnë brenda shpirtit tim.
Por dhe gjithë, familjarëve tanë papërjashtim.

Zoti ju mëshiroftë të katër dhe ju pastë në Mbretërinë e Xhenetit Tij. Amin!