Me poeten dhe zonjen brilante”Flora Peci”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

ECIM BASHKË

Nuk shikoj akrepat e orës
As kohës nuk i them të ndalet
Ecën ajo nëpër binarët e jetës
E unë bashkë me të sfidojmë sfidën.
Nuk na tundën as humnerat e jetës
Vitet nuk i numëruam
Ecim bashkë
Unë dhe jeta ime
Kemi pasqyrë të përbashkët.
Nuk jam Penelopë
As ti Odise
Unë dhe jeta ime jemi një
Vetja… Nessuna descrizione della foto disponibile.

 

FALËNDERIM
Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për ftesën për të marrë pjesë në Kongresin e Dytë Kombëtar Maratonë të Gjuhës, Historisë dhe Letërsisë Shqipe, që do të mbahet më 19–20 shtator 2026 në Malishevë.
Është nder dhe kënaqësi të jem pjesë e një veprimtarie kaq të rëndësishme kushtuar gjuhës, historisë dhe letërsisë shqiptare, vlerave që mbajnë gjallë kujtesën, identitetin dhe kulturën tonë kombëtare.
Falënderoj organizatorët për këtë ftesë dhe për punën e tyre në shërbim të dijes, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare.
Me respekt dhe mirënjohje të veçantë!Potrebbe essere un'immagine raffigurante il seguente testo "KONGRESI I DYTÊ KOMBETAR MARATONE I GJUHES, HISTORISE E LETÊRSISÊ SHQIPE FTESE B2B Data: 19 20 shtator 2026, Ora: 13.00 para Pallatit Kulturis Vendi: Malisheve, Republika Kosovés Pjesimarés: Studues, shirimtari, arsimtari, ิยกธธิ dhe dashamirés kulturis kombitare, akademika, politikane, historiani, albanologi, Dec. Dec.znj.Flora Flora Peci Pjesémarrja juaj nderon kongresin dhe kontributon forcimin giuhi, Aistorisl dhe Ietirsil some kombitare KONFIRMONI PJESEMARRJEN TUAJ EmiMbimet Inetiudiani Profetani Oyий Vend TMl/ MM/Emal: konfrminit 10 sheator 2026 EEELam Krycaee 5:07 pH 5:07m.d. SMAS m.d."
KUR SHQIPJA SHUHET
Në mërgim
fëmijët tanë rriten larg një fjale:
shqip.
Nëna u këndon ninulla,
ata rriten me heshtjen e saj.
Në buzët e tyre
fjalët e gjyshërve treten ngadalë,
si gjurmë bore nën diell.
Një ditë,
“nënë” mbetet vetëm një tingull,
“atdhe” — një emër i largët,
“shqip” — një fjalë e harruar.
E ç’mbetet atëherë
nga rrënja?
Një fotografi.
Një flamur.
Një këngë e vjetër
që askush nuk di ta këndojë.
Gjuha nuk vdes me zhurmë.
Ajo shuhet në heshtje,
në gojën e fëmijës
që nuk di më
t’i thërrasë gjyshit
në gjuhën e tij.
Nessuna descrizione della foto disponibile.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.