
Dhe unë i pashë sytë e tu
Yll polar shkëlqenin sytë e tu
Hidhnin vështrimin tej rrezes së diellit
Njomëshin me lotin e gjelbër diku
Majave dhe shpateve të pyellit..
Në horizonte i gjeta sytë e tu
Gjithë botës i bënin magji
Në ngjyra ylberësh tjetërsu
Poeti me vargje u thur poezi
Te qielli mbolle mirësinë
Mbi dete hodhe kaltërsinë
Rrezes së diellit i dhe nxehtësinë
Me veshtrim u hodhe yjësinë
Usa11 /11/2026
“””””””””””””””””
Fëmijët nëpër lagje
Trik ore trit thërrasin
Me maska dhe kostume
Te porta shtëpish trokasin
Të kapur dorë për dorë
Rrugët gjallërojnë
Me çekollata mbushin shportat
Gëzuar Halloween këndojnë
Në këtë natë mistike
Plot hije të ndritshme
Kungujt të ndezur ndrisin
Fantazmat me kostume të frikshme
Sonte shtrigat më
Ketu nuk kan vendë
Fluturojnë me vampirët
Dalin përmbi hënë
Të gëzuar plot hare festojmë
kostumet veshur ngjyra ngjyra
Të qeshur me buze në gazë
Kthehemi në shtëpi plot me ëmbëlsira.
Xhemi Nokshiqi Muzai usa 10 /30/2026
Suksese te gjithë pjesmarrësve që morën pjesë në ketë panair të edicionit te 5 , i panairit të librit Shqip