Me poeten brilanteGashi Radisheva”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Gjethen e vjeshtës
Me hap nuk dita,
po veç me vrap
e deri tash eca
pa u ndalë një çat.
Përmas një gjethje
kam vrapue shpesh
që këmba e njerit
të mos e shkelë keq.
Një gjethe vjeshte
tash e bëj varkë
e avjon herën tjetër
për me ecë prap.
Notoj ndër kujtime
e ngjitem shumë lart
çfletoj jetën time
në fushë e në mal.
“””””””””””””””””””””Nessuna descrizione della foto disponibile.

Begatija e vjeshtave që rrotullohen
përr rreth boshtit të kohës
na kthen në kohë nëpër kujtime.
Frutat e rralla i lypi e i gjej
që të mos harrohen për fidanishten,
për fëmijët e fëmijëve.
Vojsa i themi në dialektin kosovarë,
Vodha i thojshin në Malësinë e Krujës.
Frut i rrallë me vleta të mëdhaja.
“””””””””””””””

Filli e boshti
Shpesh herë kjo ndodhë
dhe e besoj se i ndodhë çdo njeriu
kur një lëmsh
sa ç’është globi që e ka hupë fillin
ia pështjellon e ia tromaksë
në tronditje
fort kryet.
Kur mendja nuk lodhet
edhe sytë ndën qerpikë të pamshelun
e gjejnë ku është boshti,
ai lëmsh zhdërvjellësohet
dhe kryet prap çpështjellohet
veç me atë fjalën magjike
që lidhë edhe zgidhë
edhe qepë e harrnon
sikur fill.
Nuk di,
nëse kështu boshti e gjen fillin
apo filli shkon në bosht.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.