Me poeten,Shkrimtaren dhe kryeredaktoren”Vera Gjonaj”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

PASQYRA E GËNJESHTRËS , KUR FASADA DIGJET NGA E VËRTETA
Të dashur miqtë e mij fisnik
Pse të vërteta që thuhen me dashamirësi duket sikur dogjin më shumë se flaka, ndërkohë që fasada dhe dukja janë shndërruar në monedhën më të shtrenjtë të ditëve tona?
Shpesh dëgjojmë shprehjen: “Nuk ke me çfarë me u marrë, pse po merresh me punët e mia?” një mbrojtje e përsosur nga ata që jetojnë për t’u dukur, por që digjen kur dikush ua zbërthen realitetin. Ironia është se janë pikërisht ata që i shfaqin dhe i ekspozojnë jetët e tyre çdo ditë, por u dhemb kur dikush ua kthen pasqyrën. Kur buka dhe djathi hahet njësoj nga të gjithë, mburrja dhe statusi i rremë bëhen mburoja e atyre që përpiqen të komandojnë botën me para që s’i kanë thjesht për të shitur mend.
E vërteta nuk të fyen sepse është e gabuar, por sepse rrëzon kullat e letrës që ngrenë mbi gënjeshtra. Dhe kur s’kanë çfarë thonë tjetër hedhin fjalën e vjetër për t’i rritur vlerën vetes, ndërkohë që në realitet askush s’ka kohë të merret me jetët e tyre, por ju bëhet ferra Brahim 😆
Më pak fasadë, më shumë thelb! Ju përshëndes përzemërsisht e ju bekoftë Zoti të gjithëve ju miqtë e mij të mrekullueshëm
Nga unë Vera Gjonaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.