Me poetin,shkrimtarin!Fane Tarifa”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Apo krenari e ligjëshme ?!?!?!
Ka te vetdeklaruar apo thjesht te vetmotivuar që hiqen, deklarohen ose si zgjedhës té nje formacioni te ri shtetêror, ose edhe si të zgjedhur nga , portalet tuaja te manipuluara , analistet e blere qe kanē shitur shpirtin dhe dinjitetin , apo gazetarët mjeran që rendin me vrap pas lajmit që e tjerrin e ,zmadhojnë në permasa te atilla duke improvizuar një realitet tê tillë , që mundohen ti imponohen opinionit publik !
Nominohen figura e personalitete sidomos nga këto portalet e blera , pa menduar peshên e opinionit publik dhe nganjehere té motivuar nga faktore politik.
Asnjéanësi nuk ka sepse pozicioni i mesit te arte ështê pozicion pa bosht qê lekundet sa andej ketej, pa qënë as mish.,as peshk!
Zgjedhja është subjektive !
Po ashtu edhe nominimi është subjektiv.!
E ne shqiptaréve na ka pas munduar dhe ende na mundon krenaria fallco qe shpesh nxit cmirën dhe egoizmin !
Ne vend qé ti gêzohemi njê arritjeje mundohemi te hedhim sa më shumë baltê mbi tê , ta pêrcmojmê dhe ta errésojmë sa mē shumē dhe tê shumfishojmē një antivleré vetêm se na lidh ndonjë interes me tè!
Egoizmi behet normē sjelljeje dhe cmira shumfishohet prandaj individualizmi dhe sektarizmi riciklohen nga masmediat edhe kur nuk kanë miratimin e opinionit té masës.
Me te drejte dikush pyet:
Kush e vlereson dhe kush e njeh realisht opinionin e masēs dhe a është ai sipas britmave veprimeve apo fjalimeve te x apo y personi ??
Ka në eter , ka në moral, ka nê politikê , ka në ekonomi , por ka edhe ne gen norma dhe kufij té cilat çvleresojnē opinionet egoiste dhe ate cmirê qê ul vlerat tona kombetare !
Udheheqsit i nxjerr historia si domosdoshmêri dhe si nevojê e pergjigje te energjive e vrullit te masave !
Me pelqen apo jo mua , i pelqen apo jo atij qe komandon portalin, nuk ka réndêsi sepse koha dhe praktika do bëjē vleresimin e duhur. !
Nuk e di sa e sakte është dhe sa kopetencë ka mbi protestuesit ai deklarim i bërē se ne daten 28 Nentor do bëhet një protestê mbarekombetare !
Data 28 Nentor ēshte dita e flamurit qê i bashkon gjithē atdhetarët nê kujtes të pêrpjekjeve gjigande te kombit tonē per liri e pavarêsi!
Nuk kam as autoritet dhe as kopetencē per te ndikuar tek protestuesit, por sidoqofte kam te drejtê te çfaq mendimin tim !
Kujdes zoterinj !
Jepini çdo dite ate që meriton dhe mos baltosni nje dite teper simbolike per kombin tonë !
Edhe pse mund te duket pak si subjektive dhe si nje pasqyrim pjesor i realiteteve aktuale ne vêndin tone , perseri do ripêrseritja pergjigjen ndaj nje mikut tim që më kêrkonte një mendim pêr disa.nga individet më tê mundshēm pêr té udhêhequr e drejtuar këtē komb
Po e nis me z. Perparim Kabo .
Pas tij vendos z. Arjan Hamiti
Zj. Eleni Kocaqi
Z. Marin Mema
Z. Kreshnik Spahiu
Z. Fatos Tarifa !
Vërtet qê kjo zgjedhje dikujt mund ti duket subjektive, por mos harrojmë se te gjithê ne jemi subjekt dhe shkalla jonē e njohjes dhe e vleresimit percaktohet sa nga aftesité intelektuale , aq dhe nga aftesite pergjithêsuese dhe vleresuese qê disponojmë !
Ndonjë kritizer apo edhe objeksionist me te drejté mund tè thote se ka edhe shumê te tjere tè mundshëm me kapacitetet e duhura per funksionin udhêheqës dhe kanë plotêsisht té drejtê !
Por unê nê raportet objekt-subjekt -ide bera nje perzgjedhje te pelqyeshme dhe te justifikuar intelektualisht pa ju neneshtruar zgjedhjes têrêsisht subjektive , pra asaj vetem personale,duke huazuar shumë opinone tè tjera por edhe me mangésite qê më ka ofruar jeta në proçesin e njohjes !
Me shpirt dhe me zemër, si një pensionist 80 vjecar, uroj që më e mira té bëhet pêr popullin tonē, sepse politikat eL mbrapshta dhe politikanët e paafte dhe ogurzi e kanē perçudnuar në kufijté kritike kombin tonê !
“””””””””””””””””””””””””

Duhet kujdes në zgjedhjet qê bêhen !
Êshté koha ajo qê do vlerêsojê integritetin dhe qenêsinë e atyre qê mund tè pasqyrojnë kerkesat e popullit.
Montimet me emra te caktuar sipas disa pelqimeve apo dhe njohjeve nuk e justifikon sa duhet zemérimin dhe revoltên popullore
Jo me opinione por me njohje te thelbit intelektual te personalitetit, te figures politike e morale te atyre qe do perfaqêsojnê tendencat progresive.
Me mungon ajo njohje e thellê dhe e gjithanêshme per personat qe nominohen nga ky portal por me aq sa njoh mendoj se ka té tjere me potencial shumê me te madh qê duhen marre ne konsiderarê.
E njoh z. Kabo dhe ruaj respekt pér te !
Nuk kam as te drejte dhe as kopetencê per te mohuar ndonjerin prej tyre por nuk mundem te mos theksoj se çfardo perfaqêsie tê zgjidhet unê e quaj te nevojêshme bile dhe te domosdoshme praninë e z. Arjan Hamiti !
Mund te pyes dikush?
Përse e quaj domosdoshmêri figuren e Arjan Hamitit ??
Une pa hezitim do ti pérgjigjesha kêshtu :
E quaj te tille sepse figura e Arjanit reflekton:
Pjekurinë
Maturinë
Inteligjencēn
Shpirtin krijues
Aftesite udhëheqêse
Thjeshtêsinē
Aftesite parashikuese
Se ai si intelektual i mireformuar eshtê vizioni i se ardhmes per te drejtuar organizuar e udhehequr nje proteste dhe per ta bërë atê triumfuese !
Ka edhe té tjere te mundshëm por kalimi në sitê i vlerave te seicilit do rezultojë me nje zgjedhje sa me adekuate dhe sa mê te mire !
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.