Poezi e shkruar në fillimvit 2021!
Fatkeqësisht më duhet ta publikoj në vazhdimësi revoltën time.
Duvaku i bardhë me hije të kuqe
Me duvakun e bardhë mbi kokë
E zemrën e bardhë
Kam ardhur tek ti fluturimthi
Pa e ditur se po vrapoj drejtë vdekjes sime
Brenda atij duvaku fshihej një pamje farse
Para njerëzve tanë që uronin për mua e ty
Diku thellë në zemrën tënde
Buronte tinëzisht një duvak i kuq
Njëjtë si ngjyrë e gjakut
Që ngjyrosi trupin tim në sy të fëmijëve tanë
Pa fije mëshire
E pa frikë nga Zoti
Ti ishe ai që lidhi fjalë e besë
Para hoxhës e para priftit
Para gjyqit e para Zotit
Nuk t’a fala bukurinë që t’ma marrësh shpirtin
Ti që nxore shpirtin e bishës jashtë vetës
Me të drejtën time prore ke lozur
Mes një mendje të errësuar e një zemre katile
Nuk u tregove burrë që Zotit ia bëre me hile
Nuk t’a fala gjakun të m’a marrësh jetën
E duvakun e kuq me kohë m’a paske sjellë dhuratë
Në ditën e martesës buzëqeshje n’trishtim
Në shpirtin e qetësuar mbjellur mallkim
Të pres në takim tek shtëpi e Zotit
Të vish me duartë e përgjakura një ditë
Mes duvakut të kuq e të bardhë
E di se do të plasin të dy sytë
Gjykimi nuk do të përfundoj vetëm një jetë
Natë e ditë i gjykuar do të jesh
Atje ai është duke të pritë
Ke frikë Zotin
Njeri
Selvete Abdullahu
“”””””””””””””””””””””
Fatkeqësisht, një pjesë e “burrave” po tregojnë burrërinë duke ngritur dorë tek femra, strumbullari i familjes.
Revoltë e cila trajton brengën e shumë grave të cilat vuajnë të mbyllura dhe nuk kanë mundësinë e bërjes publike torturat e përjetuara, duke u bërë sakrificë për familjen.