Fjalë shumë, mendime pak,
botë, që shteron si uji i vaktë!
Fjalë të shumta përdhe rënë
si hija që lëshon hënë…!
Botë pa baza, pa fuqi
pa themele pa çati!
Pak nga pak zë e rënohesh
e në gen, po shkatërohesh…!
Irena Hoxha
“”””””””””””””””
Për ata që ikin
dhe s’njohin kufi,
për ata që vijnë
lot’ rigojnë ndër sy…!
Për ata që kurrë
jetën se kuptojnë,
zërin e saj të brendshëm
kurrë nuk e dëgjojnë!
Si dallga bregut
vjen duke kënduar.
me shkumën si vello
me tokën, për tu kurorëzuar!
Nga një dashuri, nga zotat bekuar
të mirën dhe të ligën, bashkë për ta jetuar!
106Aferdita Vela, Irena Hoxha dhe 104 të tjerë