.Ju pershendes me keto vargje:
Kafe me miqte dhe miket e mia
Koha per kafe, kohe pikante
miket e mia,
dhe castet pikojne
pike-pike
dhe sosen per dite,
ne fund te filxhanit zihen dhe perzihen
fantazite!
Te verteta dhe genjeshta te bardha,
te pabera qe kurre
s’i ke bere
ne fundin e filxhanit permbyset
nje bote e tere!
Ne llumin e filxhanit fallxhorja
nderton dhe shemb keshtjella
me rere!
Ne fundin e filxhanit Fatat perqeshin
fatin perdite,
perqafojme perulesisht naiv
fantazite!
Ne fundin e filxhanit lidhen kurore
dhe marrin krahe
dashurite!
Behemi hi dhe rilindim si Feniks
bashke me
hajmalite.
Na ngjaka me bukur nje trill
fantastik
Se te verteta te idheta jetuar
per dite!
Eshte fundjave miket e mia ,
koha per kafe,
t’i ushqejme endrrat bashke
me mrekullite!
Ne fundin e filxhanit here ngjajme
me skllever
here me perendite!