9.5 C
Tiranë
E martë, 17 Shkurt 2026

Sanie Degjoni Ndreka

Nuk lexohet poezi!
Do te takohemi nje dite
Atje ku mallshem puthen rete
Ku takohen fantazite!
Sa pak i ngjajme njerezimit
ndonjehere
ngjajme me kllouner e xhongler
Sa shume ju ngjajme deshtimeve
Ne kacavjerjen pas nje fije bari
Perpara humneres
Ku vetem deshtaket
flasim si mjeran per sukses!
Dhe ngjajme me zotat tane
Vetem kur clirojme
adrenaline te nxehte
Duke u djegur ne avujt
Prush te dashurise
Si lavjeresit e persosur
Te kohes
Ne Muzeun e Luvrit
Atje ne Paris!!!
Me prit e dashur
Ne statuja e stenda e muzeumesh
Ti perflakim
me zjarr Prometeu
Dishepujt e dashurise!
Anii, pse jemi pak te vonuar
Histori me trille
Ka kohe qe perfliten si naive
Si guxim,deshtim,dashuri,
Si grimca te romanit
“Zonja Bovari
Sot u pezmova,qe paskam lindur
ne nje vend
qe nuk lexohet POEZI !!!
Sanie Degjoni Ndreka
“”””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Sanie Degjoni Ndreka, bimë, lule, natyrë dhe jashtë
Class e finese
Ca trendafila
si perendim i perflakur,
mungeses tande dje
borxh ti kam
e borxh mi ke!
Nuk e mbaj mend
a t’kam thane,
se trendafilat
si grate jane class e finese
e mungesat
jane shpirti i zbrazun
petale te vyshkuna
pa shkelqim e vese!
Ca trendafila
si pendim i heshtun
pezmit tand dje,
fjalen e fundit
as ta thash
e as ma the!
Nuk e di a t’kam thane
se e fjala e mbajtun
si grate ashte class e finese
fjala e ngran
ashte si shpirt i endur
pezull midis nesh!
Ca trendafila
si bekim prej zotit
perqafimit tand dje
Amel te lash
e amel me le!
Nuk e di a t’kam than
se perqafimet e amla
si grate jane class e finese
ikja idhnue
asht shkrepetime zjarri
qe djeg midis resh!
E djeshmja iku
une e lash
e ti e le,
atje ku qe!
Sot pas kaq vitesh……….
nuk e di a kane mbet
ma trendafila,
por di qe tan boten
mbaj ne pllame t’dors
e zhbej gjithe boten per ty
e shkri!
Rrezikun marr ne shpirt e ne sy
Je ajer,fryme,drit
je bekim prej zotit,je dashuri!!
Sanie Degjoni Ndreka
“”””””””””””””
.Ju pershendes me keto vargje:
Kafe me miqte dhe miket e mia
Koha per kafe, kohe pikante
miket e mia,
dhe castet pikojne
pike-pike
dhe sosen per dite,
ne fund te filxhanit zihen dhe perzihen
fantazite!
Te verteta dhe genjeshta te bardha,
te pabera qe kurre
s’i ke bere
ne fundin e filxhanit permbyset
nje bote e tere!
Ne llumin e filxhanit fallxhorja
nderton dhe shemb keshtjella
me rere!
Ne fundin e filxhanit Fatat perqeshin
fatin perdite,
perqafojme perulesisht naiv
fantazite!
Ne fundin e filxhanit lidhen kurore
dhe marrin krahe
dashurite!
Behemi hi dhe rilindim si Feniks
bashke me
hajmalite.
Na ngjaka me bukur nje trill
fantastik
Se te verteta te idheta jetuar
per dite!
Eshte fundjave miket e mia ,
koha per kafe,
t’i ushqejme endrrat bashke
me mrekullite!
Ne fundin e filxhanit here ngjajme
me skllever
here me perendite!
Sanie Degjoni Ndreka
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.