10.5 C
Tiranë
E enjte, 5 Mars 2026

Athina Bino.

Ky ishte motivi I kesaj dite.
20 tetor 2019. Ora 7 e 30.
Jane 120 emigrante,shqipetare.qe jetojne e punojne ne Selanik. Ato jane vete jeta, qe japin jete. Te gjitha punetore te palodhura Takohen,perqafohen,pershendeten si
shoqe, si mike, si motra.
Me shumicen e tyre nuk njihem, disa prej tyre me afrohen :
-JU, jeni ajo qe shkruan?
-Jeni poetja?
-Na pelqejne poezite e tua.
Me perqafojne sikur te njiheshim prej kohe.
-Quhem, Marinela, prezantohet vete e me afrohet nje.grua e bukur, me trup te gjate, I lexoj poezite e tua, te lumte.
Me tej nje tjeter, bukuroshe me ngre doren, njoh Irinin veshur bukur me nje komplet ngjyre kaneli e kepucet me taka qe I shkonin shume per shtat me puth, jam e lumtur. Mirenjohje. Do doja nje per nje t’i radhitja emrat e tyre ne kete shkrim, mbrese se e meritojne. Jane te gjitha te mrekullueshme… Afrohem tek Liljana e uroj per ditelindjen qe festoi para pak dites. Po kerkoja gjithandej Margariten koreografen e grupit, me thane eshte pa qejf. Te shkuara I uroj. Jane shume te lidhura me njera tjetren si nje familje e madhe.
Keto gra meritojne respektin e dashurine kudo qe jane. Dhe ju burrat, e vellezerit tyre ta shprehni kete dashuri, se kane shume nevoje per mbeshtetjen tuaj.
Ato japin jete, jeta u takon…
Hyjme ne autobuz. Po kerkoja me sy nje vend per t’u ulur. ‘
-Eja, eja ketu, ta kam ruajtur une vendin. Te pashe qe jashte po ishe e preokupuar me takimet, me hodhi nje thumb Nushi. Nje femer e cilter qe flet pa dorashka, valltare e grupit me nje trup fantastik, me nje humor te holle, e dashur me te gjitha.
Ne krah dalloj Blerinen nga Berati, nje grua qe mban gjalle humorin e grupit.
Zeme vend.
Gumezhitje grash, te qeshura, biseda me ze te larte, s’mbahen. Buqja si bumbrecke, rumbullacke me humorin e saj Athinaja, Kimetja, Nushi, Monda, Enkela… Jane shume
Kryetarja e Organizates, IRISi, nje grua e re, mjaft simpatike, e bukur, mesuese, nene, oganizatore e persosur, me nje ton te ulet qe e karakterizon e pergatitur, e matur, e pjekur, emigrante prej shume vitesh, e thjeshte e buzeqeshjen e embel
merr mikrofonin ne dore dhe ben te njohur qellimin e ketij turneu njeditor. Duartrokitet. Prane saj nena KRISTINA, Ambasadorja e a Kombit, mesuesja, poetja, shkrimtarja aktivistja e pa lodhur qe fal vetem dashuri me shembullin e saj…
E ftuar e dites mjekja kirurge greke Jota Sasopulu, specialiste per semundjet e kancerit ne gji Pedagoge ne shkollen mjekesore te Universitetit Aristoteli Selanik.
Pas prezantimit nisemi drejt Edesses…
Aishja, nje grua e qeshur, mjaft energjike me nje radio magnetofon ne dore thyen rregullin per te qendruar “urte”, hap zerin deri ne fund dhe ndez fitilin me nje kenge, popullore per nenen. Zerat nga gjithe krahinat e Shqiperise hyjne ne ritmin e keges me iso, ngrihen ne kembe, afrohen koke me koke, kenga behet me e fuqishme. Linda, valltarja e kameramania, e grupit fillon xhirimin…Monda udheheq grupin qe u ngrit ne kembe, vallja merr zjarr, autobuzi tundet e dridhet. Koridori i ngushte, kthehet ne piste… Grate nuk mbahen, ndenjeset u boshatisen, kenga vallja,gazi, hareja ka pushtuar gjithcka. Shoqeruesi grek dhe shoferi te mahnitur nga gjalleria e alegria e pasagjereve u bene pjese e ketij udhetimi te paharruar, pa kerkuar rregullat strikte…
Kenget nga e gjithe Shqiperia kendohen me gjithe shpirt nga emigrantet me trup ketu, po me zemer e mendje ne ATDHEUN e dashur…
Rrugen nuk e ndjeme fare.
Ku e gjejne kete energji, keto gra,nena , punetore? Mos iu duket cudi. C’te shkruash?
Askush, s, i mban dot.Jane heroinat emigrante, qe mposhten veshtiresite e jetes me pune, djerse, durim e perpjekje te vazhdueshme, qe erdhen me nje gjuhe e tani zoterojne edhe nje te dyte te huaj e cajne kudo pa frike duke ruajtur te gjalle gjuhen tone te bukur shqipe.
Gjalleri, lumturi, krenari, perkushtim, argetim shoh ne syte e gjithsejciles prej tyre sot.
Eshte nje dite vetem per ato, larg punes, andrallave ne familje, larg preokupimeve, bashkeshortore , femijeve,angazhimeve etj.
Jane ato qe i japin jete burimit te jetes!
Lutra Pozar…
Kemi perpara nje pamje mahnitese malore, nje qender kuruese me te gjitha ambientet e kerkesat e duhura. Nje bilbil ndalon per nje cast gumezhitjen e pjesemarreseve. Linda hipen ne nje tavoline te madhe druri me kameran ne dore, per te filmuar me mire dhe njofton:
-Surprizeeeeee…
Mblidhemi rrotull saj. Kristina me nje grup shoqesh I ka marre masat. Sjellin nje turte te madhe me stemen e Jetes,e disa qirinj te ndezur:
-Shume urime per ty..
Shume urime per ty IRIS… vazhduam te gjitha ne gjuhen shqipe, ne greqisht e anglisht
Nje buqete lulesh te fresketa zbukuruan me teper fytyren e mallengjyer te Irisit dhe lotet e gezimit rrodhen ne faqet e saj.
Shijuam turten dhe vrapuam si femije drejt pishinave te sistemuara nga buronte uji termal.
Nje dite e paharruar vjeshte me te gjitha ngjyrat e e ylberit.
Mblidhemi si bletet mbasdite. Udhetimi I kthimit vazhdon me nje kafe. Kenga, vallja, nje gare sportive.. gjithcka shkoi aq bukur. Biseda mjaft ineresante e mjekes kirurge ne autobus I dha nje rendesi mjaft te vecante qellimit e njohjes se pjesemarreseve me keshilla te vlefshme per shendetin e gruas
Mire u pafshim ne takimin tjeter.!
Mbresa…
Athina Bino. Selenik.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.