Mbramë në andërr, m’erdhi Migjeni
më pyeti, m’the t’thashë e ç’kemi .
S’mundej, në errësirë me durue
s’mundej, brengën me e mbajt
pllakë e vorrit, po i dridhej
sipër saj, varfnija shtrihej gjanë e gjatë..
Dhe i vrënjtun, mu drejtue
pse dhe ty e le vendlindjen
fol, mos hesht m’tha…
A je, pendue dëftomë drejt
e jo, me m’rrejt..
Për besë drejt jam tut dëftue
Kafshatë, që s’kapërdihet ishte ba o vlla, mjerimi
kafshatë, që m’gelte në fyt e m’zinte, trishtimi
e prej hallit, jam largue
varfënia, m’pat mundue
andrrat, në mes mi patën lanë
prej se gjalli, më rropën, më vranë
Shpresën, ma patën gropos
as gjallë as vdek, në këtë botë
më kish ngel, veç me u fut përsëgjalli në tokë.
Mora rrugën e pafund
ashtu si ty, o Migjen o Vlla o Patriot.
Dhemb shumë, me të rrëfy dhimbjen
për ato troje, ato korije
që përpara s’bahet, asnjë hap
politika, s’bahet zap
veç ma zi, populli i ngrat
taksat rriten e s’kanë, c’të hanë
në gjithë botën janë shpërndamë
ftyrat u qajnë ditë e natë për vendlindje, për vatan….
Amijete Çollaku!