15.5 C
Tiranë
E shtunë, 16 Maj 2026

Aida Jolla

Shpirti i thjeshtë!
Një pemë e mbushur plot me gjethe në vjeshtë
Sjellë në tokë art e fruta të ëmbla
Ashtu mbetet dhe njeriu i thjeshtë
Miresi e ëmbelsi i buron nga zemra
Një gjethe e larë me flori në vjeshtë
Që rrojti kaq pak në ketë botë egoiste
I ngjajti nga shpirti njeriut të thjeshtë
Që fali vetëm dashuri para se të vdiste
Një pyll i mbushur me pemë në vjeshtë
Që fali buzëqeshje dhe kurrë lot
I ngjan mrekullisht njeriut të thjeshtë
Që në zemrën e tij mbajti një botë.
——————————————————–
Gëzuar datelindjen drita e syve të mi Gresi.
Ate natë tetori i vitit dymijë pesë (2005)
Data 26 shënuar në kalendar
Zemra sa nuk me doli nga kraharori në mëngjes
Kur një ëngjëll dëgjova duke qarë
Sytë e mi të mbushur me lot
E duart per ty që më dridheshin
Sa emocione kisha o zot
Të gjitha në shpirt më mblidheshin
Kur infermierja ma solli ngadalë në krahët e mi
Zemra nga gëzimi fluturonte si zog
Qe nga ai moment jeta mu mbush me lumturi
E nuk doja më asgjë tjetër nga kjo botë
Se gjithë botën në duar zoti ma kishte fal
Të gjitha të mirat në shpirt mi kishte vënë
Dhurata më e cmuar që më fali një djalë
Që më dha emrin më të bukur nënë
Cdo ditë të bekuar muaj dhe vite
Të rrita me gjak e frymën time
Koha fluturoi dhe ti shpejt u rrite
Por i vogël do mbetesh gjithmonë në zemrën time
Te gjitha profesionet i bëj për ty biri im
Ashtu siç do bënte cdo nënë për fëmijën e vet
Për ty do të jepja dhe shpirtin tim
Sepse nuk do më mjaftonte një jetë
Me mundime e sakrifica të rrita i ëmbli im Gresi
Po je ti ai që më dhe forcë për t’ia dalë mbanë
Dashuria ishte çelësi i cdo suksesi
Që nuk jemi ndarë po kemi qenë gjithmonë pranë
Ashtu si cdo ditë kur më puth në ballë
Porositë e mia mos i harro kurrë bir
Fal veç dashuri deri sa të jesh gjallë
Buzeqesh me shpirt e bëj vetëm mir.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

1 KOMENT

  1. Kur ne poezi ka brenda dashurine e nenes
    Tek biri yt ka brenda dashurine e birit dhe te engjellit mbrojtes !
    Ju dua shume sikyr te isha gjyshi i Gresit !

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.