….Keshtu e ka jeta, miqte e mi. Mundohemi ta futim ne shinat qe deshirojme ne, por ajo ka rrugetimin e vet.
Nuk me vjen aspak keq, kur ate dite te zymte ne mes nentori me ktheve shpine dhe duke ikur neper nate, permes shiut te dendur deri ne veshet e mi erdhi ajo , “Lamtumire”, qe e percolli nata e pabese.
Nuk ndjeva keqardhje aspk, se e prisja nje fund te tille. Edhe lotet me munguan ate nate te erret. Me beso as nuk shtova pijen per te thene qe u ligeshtova.
Dhe me ze te thashe “Ik, gje lumturine tende, ate qe nuk gjete tek une”.
U ktheve dhe me kurrizin e dores fshive lotin, qe faqes zbriste, jo nuk me vrau ai pik loti i pafajshem.
Te thashe “Mer valixhet e kujtime me vete”.
Ik, largohu sa me larg meje, kalo malin aty perballe, e di qe ke rruge per te bere ne emigracion edhe detin ta kalosh ate detin e paane qe te dy e pelqenin dikur aq shume.
Kaperxe cdo hapsire, por e di qe ke lene ketu si dje kujtimet tek une dhe te gjej kollaj edhe esell edje i pire.
Ik sa me larg, fshiu rrezes se radarit te shpirtit tim, ik me kuhdes dhe fshi cdo gjurme qe le pas, zhduki te gjitha shenjat e orentimit tone, as letra ne posten sekrete mos le, as korierin e vogel “partizan” mos e dergo.
Por kujtohu se dikur nje enderr ke jetuar me mua, ajo do te te sjelle ty prane meje ne cdo kohe kur te te kete marre malli.,
Jam i sigurte se shpeshe here emrin tim ke peshperitur, ne endrrat e tua, te jam shfaqur edhe si vegim, nga gjumi i trazuar e trembur je ngritur. Dhe ashtu ke mbledhur therrimet e kujtimeve tona.
Dhe une desha te isha aty ne ate monent, te te peshperisja dicka ngadale, te fitoja betejen me trishtimin tend te ate gare te pashpallur dhe keshtu netet e tua te heshtura, ti vrisja pak e nga pak.
Dhe te merrja pjese ne garen mes enderrave te tua dhe endrrave te mia. Te te prekja lehte ballin tend, te shihja syte e lotuar dhe te te thoja “Te dua”, pa fjale te medha, por me fjale shpirti.
……Mendoja se isha i lire, por per veten time sot me erdhi keq shume keq, nga ajo ndarje e asaj nate te zymte ne mes nentori…..