20.5 C
Tiranë
E enjte, 14 Maj 2026

Pirro Minella Millona

…..”Nuk e pranoj dot largimin tend babushi im, pres trokitjen tende te lehte ne dere….!!!”
….. Nuk bindem dot se ke ikur dhe nuk ka kthim prapa Babushi im.
Tere keto dite me lot ne sy nuk e pranova ikjen tende dhe po me lot be sy sot po e pranoj ikjen tende Babush.
Me lot ne sy me ne fund pranova ikjen tende Babush, por kurre nuk do te pranoj vdekjen tende.
Pranoj qe me mungon, pranoj humbjen qe me shkaktove ti Babushi im, por jo mungesen e mallit per ty qe cdo diye shtohet me shume dhe me ben te rri me ty me shume ne kujtimet e mia.
Natyrshem pyetja e siciles bije ne kete toke:
A ka bije ne kete toke qe lutet te shohe ne enderr babushin e vet, qe eshte ne parajsen e tij, qe eshte kthyer ne engjellin mbrojtes?
Kush bije ne kete toke nuk digjet per mallin per Babushin e vet.
Kush bije vajton me shpirtin e saj, duke e ditur se goja e saj nuk do te shqiptoj aq embel fjalen “Babushi im”
Kush bije nuk do te enderronte te shikonte ne syte e saj profilin e bukur te Babushit te saj.
Kush bije nuk do te ishte e lumtur te strukej ne krahet e Babushit te saj te dashur
Kush bije nuk do te donte qe buzet e saj te puthnin me aq dashuri faqet e Babushit te saj.
Kush bije nuk do te endej rrugicave te qytetit te saj, duke menduar se do te ndeshte krejt papritur silueten e dashur te Babushit te saj.
Ehhh, Babushi im mendoj dhe them me ze te pervajuajtur: Ku isha dje dhe ku jam sot, ne realitetin e hidhur qe me le pas.
Babushi im, vajtoj cdo cast humbjen tende, por jam e siguirte se do te jem duke kujtuar kujtimet aq te bukra me Ty.
Kjo eshte sfida qe duhet te perballoj.
Kjo eshte sfida ime e jetes!!
Por me del ti para Babushi im dhe me ze te plote te them:
Do te qendroj para Zotit, perpara teje Babushi im e forte edhe pse lotet me rrjedhin curk nga syte e permalluar per Ty!
Do qendroj Krenare per Ty!
Sfida ime eshte Mungesa jote Babushi im!!
Kjo sfide qe me le ti Babushi imeshte pengu me i madh i jetes time!!!
Lamtumire Babushi im, eja perseri sot ne endrren time, te me ngrohesh shpirtin e ftohur nga rrymat e ftohta te jetes!!!!
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
……”Ajo kishte egersine qe djallin brenda meje zgjonte…”!!!
…E shikoja perhere te ulur ne nje cep te lokalit te vogel, fshehur, i harruar. Para nje gote fernet, nje kafe asnjehere te mbaruar dhe teper mendime ne koken e tij.
Sot e mora guximi per ti bere shoqeri dhe shpresoja ti degjoja brengen e tij”
-Rashe ne dashuri me nje bukuroshe teper joshese- e filloi rrefimin miku im me syte perdhe me ze te lodhur.
Me joshi, me grishi shume dhe rashe ne gracken e saj. Isha i paditur ne “punet e dashurise” Nuk dija te puthja, ashtu si deshironte ajo, si e endrron cdo femer, ose sic e kemi lexuar ne ato romancat ku puthja pershkuhet aq bukur. Jo nuk dija as floket e saj ti ledhatoja, sic kemi pare, qe era i ledhaton embel, nuk dija te ulesha ashtu bute bute ne floket e saj, sic kemi pare deboren qe bie shtruar dhe e mbulon me qilimin e saj te bardhe gjithshka.
Kur isha me te nuk dija te flisja embel dhe rreze vatres te ngrohur nga zjarri bubulak, te tregoja ato romancat dhe ajo te eksitohej, te dashurohej pas atyre romancave marrezisht.
Me beso nuk dija te kaloja lehtesisht, bute mbi lekuren e saj, ose ti perkeledhja ballin me gishtat e mia, ta vija ne gjume te embel ne krahet e mi . Jo nuk dija. E di ajo mendonte dhe me bente me faj per paditurine time. Faj kishte ajo, po ajo kishte faj. Kishte faj egersia e saj epshndjellese, qe djallin brenda meje zgjonte. Egersia e saj nuk donte, qe te puthja, por donte te shtrengoja buzet e saj, ndaj thithja si i marre thithkat e saj aq te medha dhe teper te fryra, te ngritura perpjete.
Para saj brenda damareve te gjakut tim rridhte gjak i nxehte. Jo se nuk dija te hiqja kemishen e saj butesiht ne fund te kembeve dhe te shijoja hiret e trupit te saj, por egersira e saj me humbiste durimin, ajo kenaqej kur kemishen ja grisja me force.
Ajo me fjale me shante duke qeshur ashtu krejt lakuriq kur qendronte para meje: -Kaq kohe me mua kaq pasione bashke, egersire e terbuar kurre nuk mesove te trajtosh nje femer.
Por harronte se ishte egersira e saj qe edhe qelizat e mia me te fjetura mi eksitonte ne kulm, i zgjonte i joshte per mekat.
Para saj, koha me dukej e arte qe te mos ta humbisja me vogelsira romantike, puthje e ledhatime te shoqeruara me fjale boshe. Jo ajo me egersine e saj edhe vete Djallin e josh
… Pasi mbaroi ligjeraten e ngriti koken, i pashe syte ate sy te lodhur, te zbehte, pa jete. Pashe bulezat e djerses mbi ballin e tij me brazdat e rrudhave, pashe duart qe i dridheshin lehte, ajo nuk i kishte dhuruar dashuri i kishte marre jeten e bukur… ….Nuk rrefeu ai klithi shpirti i tij i pervuajtur…
Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho
…”U ndjeva vertet i lumturuar per ty, per veten time sot me erdhi shume keq…!!!”
….Keshtu e ka jeta, miqte e mi. Mundohemi ta futim ne shinat qe deshirojme ne, por ajo ka rrugetimin e vet.
Nuk me vjen aspak keq, kur ate dite te zymte ne mes nentori me ktheve shpine dhe duke ikur neper nate, permes shiut te dendur deri ne veshet e mi erdhi ajo , “Lamtumire”, qe e percolli nata e pabese.
Nuk ndjeva keqardhje aspk, se e prisja nje fund te tille. Edhe lotet me munguan ate nate te erret. Me beso as nuk shtova pijen per te thene qe u ligeshtova.
Dhe me ze te thashe “Ik, gje lumturine tende, ate qe nuk gjete tek une”.
U ktheve dhe me kurrizin e dores fshive lotin, qe faqes zbriste, jo nuk me vrau ai pik loti i pafajshem.
Te thashe “Mer valixhet e kujtime me vete”.
Ik, largohu sa me larg meje, kalo malin aty perballe, e di qe ke rruge per te bere ne emigracion edhe detin ta kalosh ate detin e paane qe te dy e pelqenin dikur aq shume.
Kaperxe cdo hapsire, por e di qe ke lene ketu si dje kujtimet tek une dhe te gjej kollaj edhe esell edje i pire.
Ik sa me larg, fshiu rrezes se radarit te shpirtit tim, ik me kuhdes dhe fshi cdo gjurme qe le pas, zhduki te gjitha shenjat e orentimit tone, as letra ne posten sekrete mos le, as korierin e vogel “partizan” mos e dergo.
Por kujtohu se dikur nje enderr ke jetuar me mua, ajo do te te sjelle ty prane meje ne cdo kohe kur te te kete marre malli.,
Jam i sigurte se shpeshe here emrin tim ke peshperitur, ne endrrat e tua, te jam shfaqur edhe si vegim, nga gjumi i trazuar e trembur je ngritur. Dhe ashtu ke mbledhur therrimet e kujtimeve tona.
Dhe une desha te isha aty ne ate monent, te te peshperisja dicka ngadale, te fitoja betejen me trishtimin tend te ate gare te pashpallur dhe keshtu netet e tua te heshtura, ti vrisja pak e nga pak.
Dhe te merrja pjese ne garen mes enderrave te tua dhe endrrave te mia. Te te prekja lehte ballin tend, te shihja syte e lotuar dhe te te thoja “Te dua”, pa fjale te medha, por me fjale shpirti.
……Mendoja se isha i lire, por per veten time sot me erdhi keq shume keq, nga ajo ndarje e asaj nate te zymte ne mes nentori…..
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.