Për përjetësi…
…fshehur në kurba fjalësh
si dëshmitare të ekzistencës
që rrjedh në çdo dromcë kohore
për të fituar mjeshtërisht realitetin
me një faqe të re mirëbesimi
mbi kaosin e kovidit
që shton shpirtrat e zbrazur
në kavalerinë e ditëve
me grahma kakofonie
në faqet virtuale të mashtrimit kolektiv
për pavdekësi,për përjetësi,për ringjallje
prej hirit të harresës së fateve të errësirës…