Meri Mezini

“S’KA DASHURI TË PARË

A’S TË FUNDIT”Imazhi mund të përmbajë: Meri Mezini, ulur dhe Zmadho

Mos më gënje t’më thuash

më ke dashur vetëm mua,

dhe unë do gënjeja

po të thosha të kam dashur

vetëm ty,

kalvari i dashurive

në zemrat njerëzve

nuk është një dashuri

e vetme apo dy.

Ne biem në dashuri

dhe duhemi si të çmëndur

unë të dashuroj më dashuron

edhe ti

kur zjarri i dashurisë

shuhet brënda shpirtit

ai shuhet brënda meje

shuhet dhe te ti.

Nuk dua deklarata

a’s betime të zjarrta

të dua ty dhe kurrë

nuk vë kufij

dashuria ushqen shpirtrat

e dashuruar

më ushqen mua të ushqen dhe ty.

Nuk ka dashuri

të parë a’s të fundit

Shpirti dashuron

është gjithmonë i ri

Pandershmëri

nuk është një dashuri

e humbur

pandershmëri

është të mos njohësh dashurin.

Njeriu lufton të jetë

gjithmon i lumtur

do që dashuria

të ketë përjetësi

dhe disa copëza

të saji të bëjnë të lumtur

kur mbaron ajo

dhimbja s’ka kufij .

Nga(Meri Mezini)

“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Meri Mezini

“PO MË AFRROHET VDEKJA”

Mbërdhih kam ftohtë

po më afrohet vdekja

përse duhet të vdes në ktë burg të zi

e mbyllur në kyç mbas dyerve të hekurta

Qielli më duket gjithmon i zi.

80 vite besoj i kam kaluar

vdekjen doja ta prisja në shtëpi

po kush do më marrë

më kanë harruar

as vajza as djali

më harruan të dy.

Po ty o bir si të zë gjumi

thua vallë ke fjetur o nënë

a të kujtohet ty fëmijëria jote

kur pije gjoksin tim

belbëzoje o nënë”

Më thuaj bir kur do më marrësh

të jem pran teje

të vdes në shtëpi

mos t’më nxjerrë vdekja në burgu

i errët

mos t’mi mbylli policja sytë e mi.

Dua im bir të pres ngushëllime

mbi varrin tim t’më

thotë lamtumirë

shpirti im të prehet në paqe

ty bir im të të lë bekim……

nga (Meri Mezini)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.