30.5 C
Tiranë
E martë, 26 Maj 2026

Amijete Çollaku!

Lamtumirë Viti i Vjetër!Imazhi mund të përmbajë: 1 person, duke qëndruar, pemë, natë dhe jashtë

Thesin e vitit zvarrë, tërheq

pesha, me rrëndon mbi supe.

Ohhh, sa shumë

mbart brenda tij

plot një vit peshë të jetës time

brenga, çaste e kujtime.

Dhe tani, rritmin ngadalëson

kaq e pati, koha jote

s’të premton, më tej të shkosh

Vitit të Ri, që po vjen

testamentin t’ja dorëzosh.

Ndaj në të ikur, mos harro

merri me vete dhimbje, mërzi

tërhiqe derën e mbylle mirë

më lërë, vetëm gëzim e lumturi, të më shoqërojnë për Vitin e Ri.

Mezi pres orët, të kalojnë

mezi pres vitet, të ndërrohen.

mezi pres,

të shtyp butonin

atë buton, që t’i fshi si me një shkop magjik

çdo gjë, që më lëndoi

që të zhduk errësirën, mllefin, akullin në zemra njerëzish.

Dhe të ndez atë buton,

që të zbusë dhimbjen

atë, që të shkrijë akujt e të ngrohë zemrat

të fal, mëkatarët .

Atë buton të mirësisë,

të dashurisë, të vëllazërimit.

Të ndez butonin e fillimvitit.

Dhe rreth pemës, mbush me drita

çdo dritë, një urim

për çdo urim, një dëshirë

mbushur gotën plot

me dashuri, mirësi, mbarësi

dritë e lumturi.

Me fund, t’a ngre dollinë,

t’ju uroj, të gjithëve

Mirëse Na Erdhe Viti i Ri !

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Pema e Krishtlindjeve dhe E brendshme

“”””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Pema e Krishtlindjeve dhe E brendshme

Dua ndryshe, Krishtlindjet sivjet ti festojmë

nga kjo ëndërr e trrishtë, të na zgjojnë.

Nuk i dua stolisur, me drita rrugëve, ti shoh

por dua dritë, në zemra e në sy njerëzish të ndriçon.

të rilindë ajo dritë, me të shpresës aromë myslimanë e të krishterë tok, çdo festë me fytyra të qeshura njerësish,të festojmë.

Natyra, ajrin e pastër të frymon

në buzët e saj të thara, të bëhen shpresë.

Të bëhen, si burimi i rrjedhshëm

të shuan etjen e një trupi, që prej ethesh dergj.

Të bëhen, kandil i ndezur

në errësirën e pajetë

dielli,mes kësaj mjegulle dhe yjet e ndriçuar në qiell.

Të bëhen dora e ngrohtë, që foshnjet përkund në djep

dhe me ëndrra optimiste, t’i vë në gjumë t’i përkedhel.

Drita e bekuar e paqës e mirësisë njerezore, të rilindë në jetë !

Amijete Çollaku!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.