Thesin e vitit zvarrë, tërheq
pesha, me rrëndon mbi supe.
Ohhh, sa shumë
mbart brenda tij
plot një vit peshë të jetës time
brenga, çaste e kujtime.
Dhe tani, rritmin ngadalëson
kaq e pati, koha jote
s’të premton, më tej të shkosh
Vitit të Ri, që po vjen
testamentin t’ja dorëzosh.
Ndaj në të ikur, mos harro
merri me vete dhimbje, mërzi
tërhiqe derën e mbylle mirë
më lërë, vetëm gëzim e lumturi, të më shoqërojnë për Vitin e Ri.
Mezi pres orët, të kalojnë
mezi pres vitet, të ndërrohen.
mezi pres,
të shtyp butonin
atë buton, që t’i fshi si me një shkop magjik
çdo gjë, që më lëndoi
që të zhduk errësirën, mllefin, akullin në zemra njerëzish.
Dhe të ndez atë buton,
që të zbusë dhimbjen
atë, që të shkrijë akujt e të ngrohë zemrat
të fal, mëkatarët .
Atë buton të mirësisë,
të dashurisë, të vëllazërimit.
Të ndez butonin e fillimvitit.
Dhe rreth pemës, mbush me drita
çdo dritë, një urim
për çdo urim, një dëshirë
mbushur gotën plot
me dashuri, mirësi, mbarësi
dritë e lumturi.
Me fund, t’a ngre dollinë,
t’ju uroj, të gjithëve
Mirëse Na Erdhe Viti i Ri !

“”””””””””””””””””””
Dua ndryshe, Krishtlindjet sivjet ti festojmë
nga kjo ëndërr e trrishtë, të na zgjojnë.
Nuk i dua stolisur, me drita rrugëve, ti shoh
por dua dritë, në zemra e në sy njerëzish të ndriçon.
të rilindë ajo dritë, me të shpresës aromë myslimanë e të krishterë tok, çdo festë me fytyra të qeshura njerësish,të festojmë.
Natyra, ajrin e pastër të frymon
në buzët e saj të thara, të bëhen shpresë.
Të bëhen, si burimi i rrjedhshëm
të shuan etjen e një trupi, që prej ethesh dergj.
Të bëhen, kandil i ndezur
në errësirën e pajetë
dielli,mes kësaj mjegulle dhe yjet e ndriçuar në qiell.
Të bëhen dora e ngrohtë, që foshnjet përkund në djep
dhe me ëndrra optimiste, t’i vë në gjumë t’i përkedhel.
Drita e bekuar e paqës e mirësisë njerezore, të rilindë në jetë !
Amijete Çollaku!