28.5 C
Tiranë
E martë, 1 Korrik 2025

Dragusha Ndue

 

I DASHURUAR

Dhe malet e larta kanë pllaja dhe hone,

Në pllaja shtojzavallet bëjnë vallëzim,

Ndër hone mbyten dertet thellësive

Dhe dhimbja e malit quhet ushtimë…

(D@N- e dielë, më 02. 02. 2020)May be an image of 1 person dhe duke buzëqeshur

MOS E HA…!
Shi bie papushim mbi ëndrrat tona,
Edhe pse ca zogj cicëronin për mrekulli,
Për Edenin e Ri, kudo buçiste jehona,
Kudo gjelbërim, kudo dashuri…
Lulet hapeshin hareshëm, lulëzonin ngjyrat
Ujrat rridhnin qetësisht me shkëlqime flakëruese,
Mbi sipërfaqen e ujrave pasqyroheshin fytyrat,
Kudo çifte të lumtura, dhëndërra dhe nuse.

Pemët plot me fruta të arta, që rrezatonin,

Si Eva, desha të kap mollët, që lëngëzonin,

Por një zë i fuqishëm thërret me të madhe:

-Mos e ha! U zgjova. Ishte fushatë elektorale…!

(D@N – e hënë, më 01. 0 2. 2021)May be an image of 1 person, standing, këpucë dhe kostum

TRANSKRIPTIM SHPIRTI
Rrugës për në Parajsën tënde,
Yjet lanin sytë në vesë kometash
Dhe ndriçoheshin nga shandane perëndishë.

Isha tepër i vjetër për të ardhur tek ti,

Dhe tepër i ri për të vdekur…

(D@N)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.