MOS E HA…!
Shi bie papushim mbi ëndrrat tona,
Edhe pse ca zogj cicëronin për mrekulli,
Për Edenin e Ri, kudo buçiste jehona,
Kudo gjelbërim, kudo dashuri…
Lulet hapeshin hareshëm, lulëzonin ngjyrat
Ujrat rridhnin qetësisht me shkëlqime flakëruese,
Mbi sipërfaqen e ujrave pasqyroheshin fytyrat,
Kudo çifte të lumtura, dhëndërra dhe nuse.
Pemët plot me fruta të arta, që rrezatonin,
Si Eva, desha të kap mollët, që lëngëzonin,
Por një zë i fuqishëm thërret me të madhe:
-Mos e ha! U zgjova. Ishte fushatë elektorale…!
(D@N – e hënë, më 01. 0 2. 2021)
TRANSKRIPTIM SHPIRTI
Rrugës për në Parajsën tënde,
Yjet lanin sytë në vesë kometash
Dhe ndriçoheshin nga shandane perëndishë.
Isha tepër i vjetër për të ardhur tek ti,
Dhe tepër i ri për të vdekur…
(D@N)