13.5 C
Tiranë
E premte, 20 Shtator 2024

Tixhe Rexha Gerqari

URIME 13 VITE SHTET

May be an image of duke qëndruar, fireworks dhe natë

Ecëm me gjoks e zemër duke luftuar
E pavarur e me Shqipërinë të jesh e bashkuar
Aromë e gjakut në çdo cep të ka mbuluar,
perden e hekurt për ta larguar.
Vitet ishin plot terr e tirani
Shpresat e ëndrrat të mbushura dashuri
Ecnim zvarrë për të ardhur tek ti
Për të marr forcë të mirët i futje në gji
E tjerët me amanetin e tyre ecnin përsëri.
Urime 13 vite shtet loqka e shqiptarisë.
Dielli perden e hekurt e ka grisë
Tash luftojmë me bërryla e nënkëmbëza për të qenë të par.
Për furdullak e karriga bëjmë garë
Urime Kosova jonë përvjetorin e pavarësisë
Këmbëmbarë në rrugën që heronjët e kanë nisë!
Karriga jote qoftë peshë e ballit të ogjakut
E kurrë e pazareve e e kushtëzuar afër lakut.

TIXHE REXHA-GËRQARI

“”””””””””””””””””””””””

IKE SHPEJT
(Eliron Shabani, 17 vjeqar)May be an image of 1 person dhe standing
ELIRON, ike shpejt
Ike në acarin e dimrit
që është duke na mbërdhi.
E na ngriu zemrat, vrau shpresat e ëndërrat për tënden ardhmëri
Shkolla heshti si kurrë më parë
Folën vetëm shembulli yt
e notat tua në ditar
Të dërmuar, sypërlotur
në mes vete u shikuan
nga lajmi i trishtuar që dëgjuan.
Si do duket shtëpia
që mbeti pa të vetmin zymbyl në pranverë
A do të bëhet ballë dhimbja
që ti s’troket më në derë
Ike për të na treguar se atje lart
ka një perëndi e vullneti i tij
është mbi çdo dashuri.

Pusho i qetë në përjetësi,

Do të jetosh në zemrat

e kujtimet tona gjithnji!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.