25.2 C
Tiranë
E enjte, 11 Qershor 2026

Agim Desku

SI QYQJA N’RREMË

Kisha kohë
pa dëgjue zë zanash
Veç ca korba
në errësirë të natës
Kur këndonin si qyqja n’rrem
Eu,dua me u ç’malla
këngë bilbilash
Me i thënë lirisë
t’kam dashtë mbretëreshë
Në krah të fluturave me t’vizatue
T’shejtin vend n’shpirt ta kam lënë
Sërish diellit me çel pranvera
Dhe kurrë qyqe mos këndoftë
ma n’këto anë
Syri i keq mos na vërboftë
Kam me i puthë gurët
Ku zogjtë ulen të këndojnë
Me u matë me fuqinë e jetës
Kur hapin krahët n’zemër fluturojnë.

16 shkurt 2021 AGIM DESKU

“””””””””””””””””””””””””””””May be an image of tekst

PAVARËSIA
-Babait në përvjetorin e Pavarësisë
Babai ç’më thoshte
për pavarësinë
Biro ti s’di ç’është liria
Duhet kalue shtatë breza ferri
Deri të vie Pavarësia
Dhe sot
më ranë në mend fjalët e tij
Më thoshte kur të vie liria
Biro mos të rritët mendja
Festo pa urrejt askënd
Për secilën pavarësi
Mbjelle nga një trëndafil të ri
Nëse ia thua dikujt
Nga zemra e plasun
Tu rritë mendja o njeri
Prite fundosjen e ti
Më thell se Titaniku i ri.

17 shkurt 2021 AGIM DESKU

“””””””””””””””””””””””””

ÇIRIMTARE
-Luftëtares ,Marije Shllakut-May be a black-and-white image of fëmijë
-Në përvjetoein e Pavarësisë së Kosovës.
Lufto deri në fitore
Di të kapësh gjuhën e zotit
Bekimin e ke betejave
Nuk pyet më për vdekjen
Toka ta ruan një vend për varr
Në mbretërinë e kujtimeve të mija
Fjala e fundit e jetës sime të shtrejtë
Çdo mbrëmje kur yjet zbresin poshtë
E di,nga një betejë e paske fitue
Luftëtare sa lart më rri me ëndrrën për liri
Kurrë nuk vrave ata që e mëritojnë të vritën
Asnjëherë nuk u bëre Apokalipse e atyre që vranë lulet
Luftën mos e ndal deri në shfarosjen e ferrit
Secilën kohë merrma me vete si ushtari yt
Fjalën ta fal vetëm vdekja nëse me ndanë nga ti
Atëherë mbetësh emri im i skalitur në lapidary
Luftëtare e kam për nder mbesën ta pagëzoj
Kohën e dashurisë e nise me plumba për armikun
Fytyrën ta pikturoj me një mijë puthje të heroit të lirisë
Ti ma e bukur e detit dhe tokës që më fale jetën.
17 Shkurt 2018 17 shkurt 2021 AGIM DESKU

PS-Marije Shllaku një luftëtare ka ardh nga Italia,ku ishte kadete e Akademisë ushtarake dhe në Luftën e Çelisë më 1945 lufton heroikisht sebashku me 45 luftëtarë për Shqipërinë etnike,në luftën e pabrarabartë armikut sërbo-sllav i shkaktojnë humbje mbi 200 ushtarë të vrarë,dhe nga luftëtarët shqiptarë arrijnë të shpetojnë vetëm Ali Meta dhe Marije Shllaku,e cila duke mos e ditur rrugën në pabesi e zënë dhe e dërgojnë në Prizerën ku edhe e pushkatojnë.LAVDI LUFTËTARËS MARIJE SHLLAKU(Çelia është 500 m.afër shtëpisë se autorit të këtyre vargjeve)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.